03 December 2025

Arian Leka - botim në spanjisht - Escenografías abandonadas

Në 18 nëntor 2025, gjatë ditëve artistike të programit "Casa de Mono", u përurua libri në gjuhën spanjolle "Escenografías abandonadas" – një botim i veçantë letrar dhe vizual, që bashkon prozë dhe poezi nga autorët Arian Leka, Gašper Malej dhe Juan Pablo Velásquez.
Arian Leka paraqitet në këtë botim me prozat "Djali që humbi detin - El niño que perdió el mar" dhe "Prej nga vjen drita? - ¿De dónde viene la luz?", zgjedhur nga libri "Hartë memece për të mbyturit", përkthyer e botuar më herët edhe në anglisht (Peter Constantine), gjermanisht (Zuzana Finger), greqisht (Andrea Zarballa), kroatisht (Zeljka Somun), italisht (Robert Shkurti), maqedonisht (Ilir Ajdini), sllovenisht (Gašper Malej).
Vlerë të veçantë botimit i jep artistja Alejandra Ramírez, e cila krijoi 10 ilustrime origjinale, të frymëzuara nga tekstet e autorëve, duke e shndërruar botimin në një libër-arti.

Total Pageviews