27 March 2026

Librat e Arian Lekës në radion kroate HR

Një udhëtim i rrallë letrar, emocionues dhe plot mendim, erdhi përmes valëvë të radios kroate HR3, në emisionin "Razgovor s povodom". Kujtimet shqiptare për detin u kthyen në dialog të thellë mbi lirinë, dinjitetin dhe identitetin shqiptar gjatë diktaturës, tranzicionit dhe ditëve të sotme, falë përkthyeses së librit, Zeljka Somun me Dr. Davor Šalat, kritik i shquar letrar, eseist dhe përkthyes: plagë dhe ëndërr njëkohësisht, hapësirë e gjerë, por e mohuar për fëmijërinë e mbyllur, ku kujtesa endet mes dollapëve të heshtur, rrobave të harruara brenda saj dhe historive të pathëna.
I transmetuar më 16 mars dhe ritransmetuar më 22 mars 2026, emisioni solli në vëmendje të lexuesit dy vepra të rëndësishme të Arian Lekës, pritur me vëmendje të veçantë nga shtypi letrar kroat dhe në rajon: "Ana e fshehur e Kopshtit socialist shqiptar / Skrivena strana albanskog socijalističkog vrta i drugi eseji" (Fraktura, 2025) dhe "Në kërkim të këmishës së humbur / U traganju za izgubljenom košuljicom", "Neolit, 2025).
Çfarë ndodh kur një fëmijërie i "rrëmbehet" deti? Si mbijetojnë kujtimet në një botë të izoluar? Cili ishte roli i të çarave, plasave prej hyri drita? Ku përfundoi Kopshti pa "barëra të këqija"? A jemi vërtet kaq larg nga e shkuara?, u theksua nga bashkëbiseduesit, Zeljka Somun dhe  Davor Šalat:
"Ky takim mes letërsisë dhe historisë na kujton, edhe në heshtje, se kujtesa gjen gjithmonë një mënyrë për të folur me ne, përmes valëve të radios drejt dallgëve të detit, zonës së ndaluar në Shqipërinë komuniste dje dhe detit si mundësi komunikimi me të gjithë botën sot", u shpreh përkthyesja Zeljka Somun, "një lidhje të gjitha kulturat dhe pafundësinë e vetes së brendshme, si kundërshtimi themelor që nxit erotizmin shpirtëror të eseve të librit shumë të njohur të Arian Lekës, një nga autoret më të rëndësishmëm bashkëkohorë shqiptarë, "Ana e fshehur e Kopshtit socialist shqiptar", një përmbledhje esesh në të cilat Leka, me një stil të gjallë, shpreh obsesionet kryesore të mendimit dhe emocionit të tij, në të cilat ndërthuren izolimi dhe dëshira për hapje përfundimtare…", u shpreh Davor Šalat.

Total Pageviews