Ky roman mahnitës rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. Kjo pasi Konradi - djali në konservë, nuk është një fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë prej të cilit kërkohet të jetë gjithmonë i pari, i shkëlqyer dhe i përsosur? Po kujt i lipset një fëmijë i tillë, që flet në mënyrë artificiale, që bën vetëm pyetje, që nuk di të luajë, të bëhet pis e të hajë një akullore pa marrë 10 herë leje? A duhet të jenë fëmijët artificianlisht të sjellshëm dhe me rezultate të jashtëzakonshme në mësime dhe a kanë me të vërtetë ndonjë rëndësi këto kur ky fëmijë nuk rritet natyrshëm?
Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të "infektojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht "i prapë."
FTESË PËR LEXIM
Një djalë i përsosur? E kujt i lipset? Si duhet të sillet ai? Si një fëmijë normal?
Ky libër rrëfen edhe për lidhjet mes prindërve dhe fëmijëve dhe për miqësinë. Por Konradi nuk është një fëmijë i zakonshëm. Ai është një fëmijë i bërë artificialisht.
Duhet të jetë shumë i sjellshëm, i shkëlqyer, me rezultate të jashtëzakonshme në mësime? A kanë me të vërtetë ndonjë rëndësi këto? A është normal një fëmijë që punon gjithmonë mirë? Një nxënës model, me nota të mira, por që nuk orientohet dot në këtë botë dhe as luan me shokët e klasës? Christine Nöstlinger i prek këto tema, duke dhënë përgjigje zbavitëse, ironike, përmes këtij libri gazmor, me vlerë të madhe.
Romani mahnitës i Christine Nöstlinger rrëfen për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për prirjet e tyre dhe pritshmëritë e prindërve. "Konradi - ose djali konservës" është një sukses botëror i jashtëzakonshëm, i përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, tanimë vjen edhe në shqip, për të na rrëfyer historinë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk dëshiron ta kthejë më mbrapsht.
Ky roman është një nga më të dashurit e fëmijeve në të gjithë botën, pa marrë parasysh nëse lexuesi është vajzë apo djalë. Historia e jashtëzakonshme e Konradit, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë dhe të "infektojnë" edhe lexuesit e rritur ta njohin këtë personzh që kthehet nga një djalë i mirë-edukuar, në një djalë që bëhet qëllimisht "i prapë."
Zonja Bartoloti është njeri i çuditshëm. Asaj i pëlqen të bjerë në sy me veshjet, me të kuqin e buzëve gjithë shkëlqim dhe me trillet e veta mbi blerjet, katalogët dhe revistat. Por ajo mahnitet kur një ditë postieri i sjell një pako të çuditshme, që ka brenda një djalë shtatëvjeçar, të sjellshëm mbi të gjitha. Zonja Bartoloti porosit shumë blerje me postë, por nuk i kujtohet të ketë porositur një fëmijë… Gjithsesi vendos të marrë rolin e nënës, sillet si një fëmijë i rritur dhe e bën mjaft mirë kur fabrika do që Konradi t'i kthehet prindërve që e kanë porositur.
Konradi është fëmijë shumë i zoti, i zgjuar dhe gjuhëbrisk. Ai është djali që çdo prind do kishte ëndërruar. Pothuajse i përsosur: kështu mund ta quanim Konradin. Por ndërkohë, zonja Bartoloti nuk është fare e tillë. Fjala që do i shkonte më shumë asaj është "kaotike".
E mirë pra, e dimë! Zonja Bartoloti nuk kujdeset dhe aq shumë për fëmijët. Pikërisht kjo është arsyeja pse ajo i bie shkurt dhe, në vend që ta sjellë vetë në jetë fëmijën e saj, merr një djalë të dërguar me postë: - Konradin. Po. Konrad quhet djali që mbërriti i paketuar në një kuti konservash prej teneqeje gjithë shkëlqim! Së pari, të dyve u duhet të përshtaten me njëri – tjetrin, dhe kjo nuk është hiç e lehtë. Por më pas, zonja Bartoloti mësohet aq shumë me djaloshin çapkën, saqë çfarëdo aventure dhe prapësie të bëjë Konradi, ajo nuk dëshiron ta kthejë mbrapsht - edhe pse prodhuesit e tij të fabrikës së konservave, të lodhur sa më s'ka nga rengjet e tij, kërkojnë që Konradi të rikthehet në fabrikën ku u prodhua. E kështu vijojnë shumë e shumë peripeci gjithë humor, mençuri dhe të qeshura.
Lloji i botimit | Paper back |
Fletët | 192 |
ISBN | 9789928230195 |
Redaktor | Silvana Leka |
V. Bot | 2019 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha | mbi 10 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Admira Poçi |