Studentët e Departamentit te Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës morën pjese në një workshop mbi përkthimin letrar, në prani të përkthyeses Zuzana Finger.
Zuzana Finger, e cila përkthen nga gjuha shqipe, serbe, sllovake dhe çeke në gjermanisht, ndodhet në Tiranë në kuadër të programit të rezidencës së përkthyesve letrarë, si fituese e bursës europiane Translation in Motion (TiM), pjesë e programit Creative Europe, mbështetur nga BE dhe realizuar nga „Poeteka".
Gjatë seminarit, studentët morën panoramën e punës përkthimore të Zuzana Finger ndër vite në lidhje me letërsinë shqiptare si dhe u njohën me qasje të ndryshme mbi teorinë dhe praktikat e përkthimit letrar.
Seminari u fokusua mbi realizimin e përkthimeve personale Zuzana Finger, por edhe mbi sporovat e studentëve, ku u diskutuar mbi vështiresi të ndryshme gjuhësore, veçanërisht gjatë përkthimit.
Vëmendja e mëtejshme e workshop-it u përqendrua në tekstet e shkrimtarit shqiptar Arian Leka, të tilla si fragmente nga eseja e tij e botuar së fundmi në gjuhën gjermane "Zhytësit dhe Notarët".
Në vijim të këtij seminari, më 12 tetor 2021,do të zhvillohet gjithashtu edhe një bisedë e hapur autor-përkthyes mes Arian Lekën dhe Zuzana Finger, si pjesë plotësuese e ketij workshop-i. Kjo bisede do të moderohet nga Anna Kove.
Data dhe vendi:
10/11/2021 | 09:30 – 13:00 | Workshop | Salla Argjiro (Biblioteka), Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, Tiranë, "Poeteka".
- 10/12/2021 | 19:00 | Bisedë me Arian Lekën dhe Zuzana Finger, moderimi Anna Kove | Berk, Tiranë
Aktiviteti organizohet nga DAAD-Lektorat Albania dhe Departamenti Gjuhes Gjermane ne FGJH, Universiteti i Tiranës dhe "Poeteka"
#CreativeEurope4Books
https://m.facebook.com/DAAD.Albania/photos/a.2149716908683895/3061280594194184/?type=3&source=48