30 December 2021

Publikohet në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare “Glasovi preko ograde”

Sapo është publikuar në Beograd përmbledhja me poezi bashkëkohore shqiptare, titulluar "Glasovi preko ograde". Janë 25 autorë shqiptarë që, në këtë antologji me format audiobook, përfaqësohen përmes 50 poezive: dy poezi për secilin autor. Përmbledhja ofron poetika të ndryshme dhe formon një mozaik të skenës bashkëkohore të poezisë në Shqipëri.

Letërsia bashkëkohore shqiptare në këtë përmbledhje bashkon krijimtarinë e poetëve Plator Ulqinaku, Eleana Zhako, Julia Enkelana, Arti Lushi, Maklena Nika, Elona Çuliq, Ilir Paja, Entela Tabaku, Enton Bido, Manjola Nasi, Alban Tartari, Eneida Mjeshtri, Eljan Tanini, Erina Çoku, Mariklena Niço, Gentiana Minga, Sabina Veizaj, Andi Meçaj, Armanda Hysa, Lindita Arapi, Sokol Çunga, Arlinda Guma, Ornela Musabelliu, Ana Kove, Manjola Brahaj. 

Botimi i bë i mundur nga Organizata Letrare ARGH në kuadër të programit READ, themeluar nga Bashkimi Europian! Përzgjedhja nga: Arian Leka; Përkthimi nga: Igor Stanojević; Redaktimi letrar nga: Ana Marija Grbić; Poezitë u lexuan nga: Boris Milanović

ISBN 978-86-902194-7-6

COBISS.SR-ID 55082249


Për ta dëgjuar përmbledhjen me poezi bashkëkohore shqiptare, titulluar "Glasovi preko ograde" ndiqni:

https://argh.rs/2021/12/29/glasovi-preko-ograde/?fbclid=IwAR3pi8sfbUjtPUELZyD6ZCEUxnG-O9qM2opHviSqu1MTo_Tu5keb-QCZiIo

Total Pageviews