Kartolinë mirënjohje në fillim të vitit, ndaj përkthyesve: këtë herë dhe në mënyrë të përveçme, ndaj përkthyeses dhe studiueses së çmuar, Dr. Zuzana Finger, falë përkushtimit të së cilës dhe ngulmimit të njohësit finosh të letërsisë, Peter Ludewig, gjatë vitin 2021, krijimtaria e Arian Lekës u botua në 5 revista të rëndësishme letrare, si "die Horen"- asPIRATion~insPIRATION~konsPIRATION. "Abwarts"-Piraten und Private; Baracke II, Die Küste von Lampedusa. "Stadtgelichter"- Klage um die Züruckgebliebenen. "Lichtungen"--Baracke II, Die Küste von Lampedusa; dhe e revista e spikatur "Herzattacke"- Die Rettungsmission~Die Verödung~Eine stumme Karte für Otranto~Flecken~Iso-Polyphonie.
Për kontributin e saj të vyer në përkthimin e letësisë shqiptare në gjermashisht, në vitin 2021 Zuzana Finger ishte fituese e bursës së Programit "Translation in Motion", pjesë Creative Europe, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe realizuar nga Poeteka në Tiranë. Mes autorëve, të cilëve u janë botuar poezi, tregime, ese, artikuj shkencorë, drama dhe romane të përkthyer nga Zuzana Finger janë: Fatos Baxhaku, Stefan Çapaliku, Darien Levani, Parid Teferiçi, Neritan Ceka, Mikaela Minga, Gazmend Kapllani , Ana Kove , Luljeta Dano, Xhevdet Bajraj, Doruntina Basha, Donika Dabishevci , Visar Krusha, Blerina Rogova Gaxha, Ervina Halili, Arben Idrizi, Eli Krasniqi, Jeton Neziraj, Kujtim Paҫaku, Ardiana Shala Prishtina, Shpetim Selmani, Ndriçim Ademaj, Avni Rudaku, Musa Ramadani, Trina Gojani, Eqrem Basha, Gëzim Aliu, Kujtim Rrahmani, Arben Atashi, Bekim Lumi, Ballsor Hoxha, Besa Salihu, Halil Matoshi, Shkëlzen Maliqi, etj., duke ndikuar që, në këtë mënyrë, letërsia shqiptare të njihet më thellë, të lexohet me më shumë vëmendje dhe të bëhet e dukshme për lexuesit dhe botuesit në Gjermani, Austri e Zvicër. Faleminderit, Zuzana Finger!