Dr. Cord Pagenstecher - përkthyes letrar dhe historian nga Gjermania - mori pjesë në edicionin e parë të PUNËTORISË SË PËRKTHIMIT LETRAR SHUMËGJUHËSH NË SHQIPËRI, nismë kjo e ndërmarrë dhe zhvilluar nga POETEKA (Tiranë, 5-9 tetor 2022).
Kontributi i përkthyesit Cord Pagenstecher në punëtorinë letrare ishte paraqitja e arsyetimeve dhe shembujve rreth temës "Përdorimi i fjalorëve, enciklopedive online dhe burimeve të tjera të internetit, kuptimi i biografisë së autorit (e dallueshme në rastin e shkrimeve autobiografike) dhe kontekstit historik, identifikimi e trajtimi i referencave kulturore si dhe shqyrtimi i zhargoneve specifike."
Përkthyesi në Residence Cord Pagenstrecher i njohu pjesëmarrësit me metodologjitë e kërkimit gjatë procesit të përkthimit. Ai ndau me ta përvojat e tij në përdorimin e fjalorëve, enciklopedive online dhe burimeve të tjera të internetit, duke vlerësuar biografinë e autorit (e kuptueshme në rastet e veprave autobiografike) si dhe kontekstin historik për një vepër të suksesshme përkthimi. Në cilësinë e historialit, përkthyesi Cord Pagenstrecher theksoi gjithashtu edhe nevojën e identifikimit dhe trajtimit të referencave kulturore, duke përfshirë aty edhe zhargone specifike, me vlerë për procesin përkthimor.
Rezidenca që gjatë muajit tetor mirëpret në Tiranë përkthyesin Cord Pagenstecher është pjesë e projektit "Translation in Motion" (1/2/21-31/8/23), bashkëfinancuar nga programi "Creative Europe" të Bashkimit Europian dhe zbatohet nga POETEKA.
#CreativeEurope4Books
#LiteraryTranslationResidency