11 July 2024

Augustin Cupșa në Rezidencën letrare - POETEKA Tirana in Between

Augustin Cupșa është një tjetër shkrimtar fitues i bursës letrare "POETEKA - Tirana in Between", i cili ndodhet në rezidencën letrare të mbështetur nga rrjeti TRADUKI. Ai studioi psikiatri në Bukuresht dhe shërbeu si psikiatër në Bukuresht dhe Paris. Romani i tij i parë "Perforatorii" (2006) i dha vlerësimin "Opera Prima", çmim i ofruar nga Unioni i Shkrimtarëve të Rumanisë, duke i siguruar njëkohësisht autorit mundësinë e përfaqësimit të letërsinë rumune në "Jeux de la Frankofonie" (2009).
Augustin Cupșa ka botuar gjithashtu edhe dy vëllime me prozë të shkurtër, "Profesorul Bumb și Macii Suedezi" (i nominuar për prozën më të mirë të Shkrimtarëve të Rinj, 2011) dhe "Mari bucurii și mari tristețe" (2021)".
Romani i tij "Așa să crească iarba pe noi" (2017) e bëri atë kandidat për Çmimin e Bashkimit Europian për Letërsinë, Çmimin PEN- Romania dhe Çmimin "Constantion Țoiu" të Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë. Në vitin 2022 Cupșa botoi edhe librin "Străini", ndërsa në 2023 shkroi librin për fëmijë "Două furnici și un elefant: De la un capăt al lumii", për të cilin, në 2024 u vlerësua me Çmimin e Unionit të Shkrimtarëve Rumunë për kategorinë e Librit për Fëmijë dhe Adoleshentë.
Si skenarist Augusti Cupsa fitoi çmimin HBO-Romania për skenarin e shkurtër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit (Transilvania, 2006). Më vonë ai fitoi bursën e Aleancës Europiane për Televizionin dhe Kulturën për skenar (Gjenevë 2006/7). Bashkëpunoi me HBO për të përshtatur serialin origjinal (În derivă, 2010-2012), bashkëshkruajti skenarin "Ceață" (2017), vepër që fitoi Çmimin e Madh në Festivalin Premiers Plans d`Angers dhe mori vlerësime e nderime nga Juria speciale e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Bruksel dhe Shën Petërburg. Ka shkruar gjithashtu edhe "Fructe necoapte" (2020).
Në vitin 2021 botimi i rishikuar dhe i plotësuar i tregimeve të shkurtra "Marile bucurii și marile tristeți" u botua në "Humanitas", Shtëpinë Botuese e rëndësishme rumune, ku Augustin Cupsa publikon veprën e tij. Prozat këtij autori janë të përkthyer e botuar në shqip, hungarisht, suedisht, hebraisht, turqisht, anglisht, sllovenisht e serbisht dhe janë përfshirë në Antologjinë rumune të prozës. Ky autor ka qenë pjesë e programeve rezidenciale për shkrimtarë, mes të tjerash në Graz, rezidencë shkrimi në MQ Vjenë, ka marrë bursën e Fondit Letrar "Petofi" në Pecs (Hungari) për projektin e librit me prozë "Străin", për të cilin u vlerësua me çmimin ARIEL prej Unionit të Shkrimtarëve Rumunë.

Total Pageviews