Revista e mirënjohur "România literară" publikoi në nr. 27/2024 dialogun mes shkrimtarëve Arian Leka dhe Augustin Cupşa si dhe 4 poezi nga "Hartë memece për të mbyturit", sjellë në rumanisht nga Ardian-Christian Kyçyku!
INTRO: "Arian Leka është një nga shkrimtarët bashkëkohorë shqiptarë më të njohur dhe më të dashur në Europë, por edhe në Rumani. Në vitin 2022 mori çmimin europian "Tudor Arghezi", duke e shpërblyer kështu për një karrierë të gjatë poetike, të përkthyer në disa gjuhë. Falë Kopi dhe Ardian Kyçykut, gëzojmë në gjuhën rumune përkthimin e dy antologjive poetike të Arian Lekës: "Nava Somnului" (Shtëpia Botuese Librarium Haemus, përkthyer nga Kopi Kyçyku, 2007) dhe së fundi, "Biblioteca Plutitoare" (Shtëpia Botuese Charmides, 2017, përkthyer nga Ardian Kyçyku (pen name Ardian-Christian Kyçyku), por edhe majft poezi të tjera të botuara në revista letrare në Rumani. Poezia, megjithatë, është vetëm një pjesë e veprimtarisë së këtij autori me një vokacion të gjerë intelektual: Arian Leka është një prozator i fuqishëm dhe një eseist i rafinuar, që trajton në detaje realitetin shoqëror e letrar të Shqipërisë së sotme, por edhe periudhën e diktaturës, që ka ndodhur jo shumë kohë më parë. Si përkthyes, Arian Leka pasqyron një afinitet të veçantë për letërsinë italiane duke sjellë në shqip autorë si TF Marinetti, Cesare Pavese, Dino Campana, Eugenio Montale apo Italo Calvino. Themeloi festivalin e parë ndërkombëtar të poezisë – POETEKA dhe që nga viti 2004 është kryeredaktor i revistës letrare "Poeteka".
Një nga librat e tij, që do të dëshiroja të përkthehej sa më shpejt në rumanisht, "Realizëm socialist në Shqipëri", botuar në fund të vitit 2020 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, është një analizë e qartë e gjerë e realiteteve të Shqipërisë gjatë dhe pas shekullit të 20-të e Luftës së Dytë Botërore, një periudhë që shënoi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë dhe viteve të formimit të autorit. Në pritje të këtij libri në rumanisht, libër i cili mund të jetë partneri ynë për dialog dhe reflektim, rekomandoj një ese të përkthyer në anglisht, e cila është bërë e njohur në Europë: "Lulet ceremoniale, kafshët politike dhe foliofobia meteorologjike në realizmin socialist shqiptar" (Ceremonial Flowers, Political Animals And Weather-Pholyphobias In Albanian Socialist Realism. Taylor&Francis / Routledge, 2017)." - Augustin Cupşa.