Pas botimeve të mëhershme "Ndreqje gabimesh" dhe "Hartë memece për të mbyturit", së fundmi, shtëpia botuese elitare "Perun Artis" boton në gjuhën maqedonase edhe librin "Në kërkim të këmishës së humbur" të shkrimtarit Arian Leka, përkthyer me cilësi të lartë artistike prej origjinalit nga Jordana Shemko Georgievska dhe me zgjidhjen estetike aq domethënëse të ballinës nga Edona Aziri.
Në shënimin editorial të botuesit shkruhet: "Ky është një nga librat eseistikë më të bukur të shkruar ndonjëherë për periudhën e tranzicionit të Shqipërisë. Ese të bukura, stil elegant dhe të fuqishëm, i ndershëm me lexuesin e tij, i guximshëm me faktet dhe interpretimet e tyre, vepra ka themel të fortë ironie e vetëironizimi, duke bërë që e kaluara dhe tranzicionin shqiptar të vijë në forma të larmishme, duke treguar se si janë përthyer ngjarjet e në jetën shpirtërore të shkrimtarit shqiptar.
I pasuruar edhe nga fragmente autobiografike, ky libër lartësohet me zgjerimin e tematikës së Arian Lekës, por edhe të angazhimit të tij: dhe, shkrimtarët e angazhuar të Europës, janë ata që trondisin ndërgjegjen e kontinentit tonë me të vërtetat që shkruajnë. Autori nuk mënon të depërtojë në rikthimet e hidhura të keqkuptimeve dhe, duke krahasuar klasikët - determinizmi i të cilëve këto ditë vetëm sa na largon nga shpresa se mund t'ia dalim, Arian Leka na paralajmëron me shumë forcë edhe për epokën e re digjitale, këtë hapësirë intelektuale me një dozë të madhe të identiteti të rremë, që bëhet instrument për riformulimin e njeriut. Koha është gjithmonë në anën e shkrimtarit dhe rrjedh nëpër të si një rrymë gjaku. "Në kërkim të këmishës së humbur" është një kërkim i hapësirës identitare të shkrimtarit, kudo ku gjendet ai dhe kudo ku kjo hapësirë shfaqet. Prandaj ky libër ka një vlerë universale dhe ne e lexojmë si një profeci, si një parashikim, apo ndoshta si një udhërrëfyes për të kapërcyer hapësirën e errët të jetës sonë."
Shkrimtari Arian Leka ka botuar 6 libra dhe 1 Audiobook në gjuhën maqedonase:
2016: Gjarpri i shtëpisë (Домашна змија), roman. Përktheu: Mirjana Ilieva Jashari, Shtëpia botuese GOTEN;
2019: Arian Leka - Poezija. Shkup / Skopje: antologji poetike, botim shqip-maqedonisht-anglisht: Përktheu Resul Shabani, Botues "Lidhja e Shkrimtarëve të Maqedonisë së Veriut."
2021: Ndreqje gabimesh (Поправање на грешките), poemë. Përktheu Ilir Ajdini; Shtëpia botuese PERUN ARTIS;
2021: Audiobook: Ndreqje gabimesh (Поправање на грешките ), poemë, Përkthru Ilir Ajdini, Shtëpia botues "Самоглас";
2022: Hartë memece për të mbyturit (Нема мапа за удавените", poezi, ese. Përktheu Ilir Ajdini; Shtëpia botuese PERUN ARTIS;
2023: Shpina e Burrit (Грбот на мажот), tregime. Përktheu Kreshnik Ajdini, Shtëpia botuese ILI-ILI;
2024 - Në kërkim të këmishës së humbur (Во потрага по изгубеното кошул), ese. Përktheu Jordana Shemko Georgievska, Shtëpia botuese PERUN ARTIS.