WRITER IN RESIDENCE / 'TIRANA IN BETWEEN' - 2015.
Dušan Čater - Slloveni
Fituesi i dytë i Programit Rezidencial për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, me partner Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, është shkrimtari dhe pvrkthyesi slloven Dušan Čater.
Dušan Čater studioi gazetari dhe sociologji në Ljubjanë. Ka punuar për shumë vite si redaktor në disa shtëpi botuese. Më pas ka filluar të shkruajë, fillimisht libra për fëmijë, e më pas romane dhe prozë të shkurtër. Në të njëjtën kohë ai ka punuar si përkthyes letrar, pjesë kjo po kaq e rëndësishme e krijimtarisë për këtë autor.
Dušan Čater është autor i 15 librave dhe përkthyes i 10 romaneve nga gjuha kroate në sllovenisht, ku mes të cilëve vlerësohet “Antologjia e tregimit kroat” si dhe përkthimet e proztorëve Robert Perišić dhe Edo Popović, të njohur edhe për lexuesin shqiptar.
Dušan Čater është gjithashtu skenarist filmash televizivë, dokumentarësh dhe autor i veprave dramaturgjike apo përshtatjeve të tyre për radio.
Shumë prej librave të këtij autori (romane dhe përmbledhje me tregime) janë përkthyer gjermanisht, anglisht, kroatisht, çeksht, rumanisht, boshnjakisht, maqedonisht). Ai ka marrë pjesë në festivale të ndryshëm letrarë në Evropë (Budapest, Sofje, Mynih, Vjenë ).
Përmbledhja e tij me tregime “Džehenem” (titulli në anglisht “Jahannam”) u vlerësua me çmimin e librit më të mirë të vitit 2012 (Fabula Award).
Në vitin 2001 Dušan Čater bashkëthemeloi revistën kulturore ndërkombëtare “Balkanis”, kushtuar krijimtarisë së vendeve të rajonit. Prej vitit 2005 ai është editor dhe kryeredaktor i “Balcanis”.
Dušan Čater punon si shkrimtar i pavarur në profesin të lirë - freelance writer. Jeton në Ljubjanë.
http://www.kultura.gov.al/al/
http://infokult.al/artikull/
http://gazetablic.com/dusan-
http://www.kultplus.com/?id=5&