Elena Prednjova

Maj Qershor 2015

WRITER IN RESIDENCE / 'TIRANA IN BETWEEN' - 2015.


ELENA PREDNJOVA - Maqedoni

Poetja maqedonase Elena Prendjova çel edicionin e tretë të Programit Rezidencial për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë, organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, me partner Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
Elena Prendjova (1985) shkruan dhe performon poezinë slam (slam poetry) dhe është gjithashtu një kritike arti. Ajo ka kryer studimet për Gjuhë dhe Letërsi angleze. Krijimtaria e saj letrare është vlerësuar me 3 çmime kombëtare për librat me poezi (Karamanov 2014, Makedonska knizevna avangarda 2012, Beli mugri 2011) si dhe 3 çmime të tjera ndërkombëtare (Poetja më e mirë e edicionit të parë të Festivalit ndërkombëtar në Brchko – Bosnjë&Hercegovinë 2012, Çmimi i parë për librin më të mirë poetik të vitit në 2011 dhe Çmimin special Irin Pirin për librin më të mirë poetik të vitit 2007 në Melnik, Bullgari.
Në vitin 2014, një poezi e saj u vlerësua me Çmimin kombëtar "Praznik na lipite National Award", ofruar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Maqedonisë. Elena Prendjova është autore e gjashtë librave me poezi si dhe hartuese e një antologjie të poetëve të rinj të slam.
Poezia e saj është përfshirë në antologji të ndryshme si dhe është botuar në anglisht, boshnjakisht, bullgarisht, kroatisht, rusisht, serbisht dhe shqip. Ajo shkruan dhe boton rregullisht poezi dhe ese kritike mbi poezinë, teatrin dhe filmin në revista të ndryshme.
Që nga viti 2012 Elena Prendjova është anëtare aktive e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë dhe nga viti 2013 edhe anëtare e bordit redaktorial të revistës letrare Sovremenost.

http://albanian.traduki.eu/index.php?option=com_content&view=article&id=2041:elena-prendjova-als-residenzstipendiatin-in-tirana&catid=292&Itemid=148

http://balkanweb.com/gazetashqiptare/elena-prendjova-nje-shkrimtare-maqedonase-ne-tirane/

http://www.mapo.al/2015/05/elena-prendjova-poezi-jo-vetem-per-dashurine

http://prizrenpress.com/kulture/ne-kryeqytetin-shqiptar-poetry-slam-me-autoren-elena-prendjova/

Total Pageviews