E premte,
dt.27 nëntor 2015,
ora 19,
Libraria Friend's Book House.
POETEKA ju fton në bashkëbisedimin e shkrimtares DAŠA DRNDIĆ me gazetarin dhe përkthyesin BEN ANDONI. Moderator ARIAN LEKA
DAŠA DRNDIĆ është fituese e bursës në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë "TIRANA IN BETWEEN - 2015", organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
Shkrimtarja kroate qëndroi në Tiranë gjatë muajit nëntor, ku realizoi projektin e vet letrar, duke kryer lexime publike, takime, biseda dhe intervista me medien si dhe bashkëpunime me përkthyes në dobi të sjelljes në shqip të romanit të saj "Trieste", i cili do të të botohet së shpejti.
Për lexuesin shqiptar krijimtaria e shkrimtares DAŠA DRNDIĆ bëhet veçanërisht interesante, pasi disa nga ngjarjet në romanin «Sonnenschein» (versioni anglisht dhe italisht «Trieste») ndodhin në Shqipëri, në Sarandë, Vlorë dhe Tiranë, gjatë qeverisjes fashiste të Mussolinit, në Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu, edhe pjesë të romanit «Belladonna», i kushtohen jetës në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës, në burgjet e Burelit, ku disa personazhe janë emra të njohur të skenës publike. «Belladonna», si edhe libra të tjerë të mëhershëm të kësaj autoreje, hedh dritë mbi zona ende të errëta e të pandriçuara në regjimet jodemokratike, diktaroriale dhe autoritare, por në radhë të parë u kushtohet jetëve e njerëzve që jetuan dhe jetojnë nën represion.