07 June 2019

Reading Balkans - Marko Tomaš - POETEKA - Writers in Residence

Marko Tomaš është autori fitues i bursës "Reading Balkans", për qëndrim në Rezidencën letrare "Tirana in Between" gjatë muajit Qershor.

ProgramI READING BALKANS organizohet nga POETEKA, bashkëmbështetur nga "Europa Krijuese" i Bashkimit Europian dhe TRADUKI. Gjatë qëndrimit të tij autori do të ketë takime dhe lexime letrare në mjedise publike dhe intervista. Krijimtaria e tij poetike si edhe esetë po përkthenen në gjuhën shqipe. 

Poezitë dhe esetë e Marko Tomaš janë botuar në Kritična masa (kroatisht, gjermanisht, anglisht). 

Marko Tomaš (Ljubljana, 1978) ishte një nga themeluesit dhe redaktorët e revistës letrare Kolaps në Sarajevë. Ai ka punuar si gazetar dhe radio dhe ka botuar gjerësisht në të gjitha gjuhët e rajonit. 

Ai është poet i një sensualiteti të rrallë, mjeshtër i përsosjes dhe skalitjes emocionale të fjalës, ku spikat bohemianizmi, që të kujton disi një Leonard Cohen të ri.

Duke filluar nga viti 2002 e deri në vitin 2015 Marko Tomaš ka publikuar tetë libra, mes tyre janë edhe "Nënë, jam i suksesshëm (2004), Jeta është shaka (2005), Marko Tomaš dhe poema të tjera (2007), Lamtumirë fashistë (2009), Biseda mesnate (me Mehmed Begić) ), Bulevardi i Revolucionit Popullor (2013), Libri i lutjeve të zeza (2015) etj.

Marko Tomaš do të qëndrojë 1 muaj në Tiranë, si mik i Rezidencës letrare POETEKA - Tirana in Between.

________________

Marko Tomaš (Ljubljana, 1978) was one of the founders and editors of the Kolaps literary magazine in Sarajevo. He has worked as a journalist and radio speaker and has published extensively all across the region. He is a poet of a rare sensuality and emotional refinement with a rarefied bohemian touch reminiscent somewhat of young Leonard Cohen. 

Publications: Hands Under Head (2002), Mama I'm Successful (2004), Life is a Joke (2005), Marko Tomaš and Other Poems (2007), Goodbye Fascists (2009), Midnight Conversations (with Mehmed Begić) (2012), Boulevard of the People's Revolution (2013), The Black Prayer Book (2015).

He is currently the guest at Poeteka Albania's Literary residence.

Total Pageviews