Përveç tekstit hyrës, botuar me këtë rast, Joana Diaconescu është shprehur: "Që nga çasti i parë, kur lexova poemën "Auschwitz detar", të poetit Arian Leka, për mua si poete, por në të njëjtën kohë edhe si një banore e vetëdijshme e këtij planeti, ndjeva detyrën ta përkthej në gjuhën rumune, me qëllim që edhe lexuesi im ta njihte këtë vepër të jashtëzakonshme e mjaft e arrirë nga pikëpamja letrare dhe emocionale dhe të prekte e të kujtonte realitetin e tmerrshëm tragjik të popullit shqiptar në tragjeditë detare dhe në atë të Otrantos veçanërisht. Përtej një shprehje të jashtëzakonshme artistike, kjo poemë sjell një realitet mizor, të pabesueshëm për historinë e kohërave që jetojmë, në të cilin pohimi i vlerave të qytetërimit dhe i zhvillimeve të njeriut, shndërrohet në një shpallje shumë të fuqishme."
"CONVORBIRI LITERARE", e themeluar në 1867 nga Titu Maiorescu e që sot drejtohet nga poeti Cassian Maria Spiridon, vazhdon të mbetet edhe sot një ndër revistat letrare e kulturore më të rëndësishme të Rumanisë,. Më herët, gjatë viteve 2019 che 2020, kjo revistë ka botuar poezi të zgjedhura të Arian Lekës, përkthyer në rumanisht nga Ardian Christian Kyçyku dhe prozën "Prej nga vjen Drita".