19 May 2021

ZUZANA FINGER dhe ELEANA ZHAKO - fituese të Rezidencës së Përkthesit në Tiranë

_______|Translation in Motion  NJOFTIM

• REZIDENCA TË PËRKTHIMIT LETRAR NË TIRANË

përkthyes nga BALLKANI PERENDIMOR_________________________________|

 

 

POETEKA  dhe Komiteti  Drejtues  i partneritetit  të programit TRANSLATION  IN  MOTION, si pjesë e rrjetit RECIT ka kënaqësinë të njoftojë se fituese të bursës për Rezidencën e Përkthimit letrar në Tiranë janë ZUZANA FINGER dhe ELEANA ZHAKO.

 

Programi TRANSLATION  IN  MOTION synon  të  pasurojë  dhe të rrisë prurjet  e  letërsisë  bashkëkohore të përkthyer në Europë, konkretisht mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.

 

Në  përkrahje  të  idesë  se  përkthyesit  letrarë  janë  ambasadorë  me  ndikim  të  fortë  në  nxitje  të  dialogut  kulturor, TRANSLATION  IN  MOTION siguron përkthyesve mobilitetin dhe zhvillimin e tyre përmes punës së tyre përkthimore dhe veprimtarive përuruese.


Rezidencat e Përkthimit u ofrojnë përkthyesve kohë për punë krijuese dhe mundësi për t'u përqendruar në një projekt të përkthimit letrar, për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me gjuhën hqipen, si gjuhë burimore të përkthimit për ta, për të jetuar në kontekstin social-kulturor të kësaj gjuhe dhe autorëve të saj, për të kryer hulumtime dhe për të rritur profilin e tyre përmes krijimit të lidhjeve dhe përballjen me skenën letrare vendas edhe audiencën në Shqipëri.


POETEKA  dhe Komiteti  Drejtues  i partneritetit  të programit TRANSLATION  IN  MOTION - RECIT urojnë përkthyeset Zuzana Finger dhe Eleana Zhako qëndrim të këndshëm në Rezidencën e Përkthimit të Tiranë,  punë e veprimtari frytdhënëse 

 

 

 

 

 

 

Total Pageviews