19 May 2021

Eleana Zhako - FITUESE E BURSES TRANSLATION I MOTION - Who is Who


Eleana Zhako ka lindur në Gjirokastër. Është diplomuar për Studime Europiane e Ndërkombëtare në Universitetin Panteion të Shkencave Sociale e Politike të Athinës dhe për Gjuhë shqipe e Letërsi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.

Ajo është specializuar për të Drejtën e Mjedisit e të Energjisë nga Universiteti Katolik i Leuven-it në Belgjikë dhe për Pedagogji Teatri nga Universiteti i Hapur i Qipros. Jeton prej shumë vitesh në Bruksel dhe ka punuar për një periudhë kohe në institucionet e Bashkimit Europian në fushën e mjedisit dhe energjisë, të diplomacisë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë viteve të fundit është angazhuar me projekte kulturore e mjedisore në Shqipëri dhe Greqi. Krahas të tjerave, Eleana Zhako është dhe përkthyese e autorëve të ndryshëm shqiptarë e grekë nga shqipja në greqisht dhe e kundërta.

Përkthime nga shqipja në greqisht: 

"Ndërhyrjet e Z. Shyti", Ardian Vehbiu, (Plethora, 2018).

"Fluturimi mbi Teatrin Kombëtar të Kosovës", Jeton Neziraj, (Plethora, 2019).

"Më kujtohet", Ylli Demneri, (Plethora, 2020).

"Tregime të moçme shqiptare", Mitrush Kuteli, (Ministria e Diasporës, 2021).

"Heronjtë janë të uritur", Gëzim Qëndro, (Euroasia - në proces botimi).

"Ridënimi", Fatos Lubonja, (Plethora - në proces botimi).

"Spectrum", Elona Gjergo, (Literatus - në proces botimi)

"Virgjëresha e betuar", Elvira Dones, (Festivali Kulturor i Athinës, korrik 2017).

Përkthime nga greqishtja në shqip:

 "Vdes siç vdes një vend", Dimitris Dimitriadis, (Zenit, 2015), që me nismën e saj u vu në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në shtator të 2017-ës në regji të Rozi Kostanit.

"Erotika", Janis Ricos, (Dituria, 2019).

"Apokalipsi i Kasandrës", (Albas, 2019).

"Asketika", Niko Kazanxaqis, (Zenit, 2021).

"Balta", Kristo Armando Gjezo, (Pika pa sipërfaqe - në proces botimi).

"Epitaf", Janis Ricos, (Albas - në proces botimi).

"Jazra Grozny", Jazra Khaleed, (Multimedia Center - në vijim).

"Hedh rrënjë", Kristina Frangeskaki (në vijim).

"Pavdekësia e qenve", Kostas Mavrudhis (në vijim).

Eleana Zhako është autore e një sërë shkrimesh te revista "Peizazhe të fjalës" si dhe ka publikuar autorë të njohur grekë në revista të ndryshme letrare e elektronike shqiptare, si Poeteka, ExLibris, Revista Letrare, Defekt Teknik, Palimpsest. Gjithashtu krijime të autores shqiptare Arlinda Guma, janë botuar në përkthim të saj, në revistën letrare greke "Teflon". Shkruan tregime të shkurtra në shqip dhe poezi në greqisht.


 

Total Pageviews