PORTRET No 1: – READING BALKANS – POETEKA TIRANA IN BETWEEN
Shkrimtari boshnjak Nedžad Ibrahimović në Shtëpinë e Shkrimtarit dhe Përkthyesit Letrar, Shtator, 2021
Nedžad Ibrahimović (Tuzla, 1958) është shkrimtar, kritik letrar e skenarist nga Bosnjë-Hercegovina, i njohur gjithashtu edhe si kritik filmi dhe autor dokumentarësh. Ai i përfundoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Zagrebit (studim mbi veprën e shkrimtarit Mirko Kovač) dhe në vitin 1996 kreu studime të specializuara pranë Akademisë së Medias (Hilversum) në Holandë. Si Profesor i ftuar në Programin Fulbright (Seattle, SHBA), gjatë viteve 2006-2007 ai dha leksione mbi "Filmin jugosllav" dhe "Letërsinë jugosllave në mërgim".
Nedžad Ibrahimović është autor i shtatë librave të zhanreve roman, poezi dhe vepra studimore mbi letërisnë, dramaturgjinë dhe filmin. Ai është gjithashtu autor i vlerësuar dokumentarësh dhe skenarësh për film artistik, disa prej të cilëve kanë merituar çmime speciale në vendin e tij dhe në Holandë, të tillë si "Hëna e plotë mbi Bosnjë" (1997); "Shtëpia në Ishull" (2005) etj.
Ai boton kritikë e komente letrare e filmike në revistat Život, Sineast, Odjek, Bosanska Vila, Izraz (Sarajevë) si bashkëpunon me redaksitë e revistave "Rijek" (Osijek), "Yu-film" (Beograd), Razlika / Difference (Tuzla).
Nedžad Ibrahimović është Doktor në shkencat letrare, profesor i rregullt në Universitetin e Tuzlës, ku jep leksione në disiplinat Histori Filmi dhe Teori Letrar si dhe lektor pranë Universitetit "Donja Gorica" (Podgoricë, Mal i Zi).