26 September 2021

Sept 26: European Day of Languages - European Day of Languages - Ditën Europiane të Gjuhëve

Festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve - 26 SHTATOR 2021

Me nismën e  Këshillit të Europës dhe Komisionin Europian në Strazburg, duke filluar nga viti 2001, çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëve.

Veprimtaritë ne kuadrin e kësaj dite theksojnë diversitetin gjuhësor dhe promovojnë të mësuarit e gjuhëve.

Kurrë më shumë se sot nuk ka pasur mundësi për të punuar dhe studiuar në vende të ndryshme europiane, por mungesa e kompetencave gjuhësore bëhet pengesë për shumë njerëz të përfitojnë prej tyre.

Pse një Ditë Europiane për Gjuhët?

Të mësosh gjuhën e tjetrit është një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer barrierat kulturore.  Vetëm anglishtja nuk mjafton.

Europa është e pasur në gjuhë - 225 gjuhë vendase në Europë, afërsisht 3% e totalit botëror dhe shumë të tjera vetëm të folura nga qytetarë me origjinë familjare nga kontinente të tjerë. 

Ky është një burim I rëndësishëm që duhet njohur dhe vlerësuar.

Të mëdhenj e të vegjël përfitojnë nga të mësuarit e gjuhëve. Kurrë nuk je i moshuar për të mësuar një gjuhë dhe të shijosh mundësitë që të jep ajo. 

Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një familjeje. Shumë gjuhë europiane i përkasin familjes së madhe indo-europiane. Shumë gjuhë europiane u përkasin 3 grupeve të mëdha : gjermanike, romane dhe sllave. Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten etj. Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj. Gjuhët sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj. Shumë gjuhë europiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja etj., kanë alfabetin e tyre. Shumë shtete europiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, disa prej të cilave kanë marrë status zyrtar...

Le të festojmë së bashku Ditën Europiane të Gjuhëve !




Total Pageviews