Ambasada Austriake në Tiranë ka kënaqësinë që, në kuadër të Programit "Shkrimtar në Rezidencë, Poeteka-Tirana in between",
t´Ju ftojë në një lexim dhe bashkëbisedim mes autores austriake LAURA FREUDENTHALER dhe autorit shqiptar ARIAN LEKA - 21 Qershor, ora 18:00 në Bar Hemingway, Tiranë.
Pas përurimit të romanit "Historia Shpirtrash", Laura Freudenthaler tashmë kthehet për të prezantuar veprën e saj të përkthyer gjithashtu në shqip "Mbretëresha hesht".
Laura Freudenthaler (Salzburg, 1984) është shkrimtare austriake. Studioi gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Vjenës. (Në gjuhën shqipe ka botuar librat Histori shpirtrash / Geistergeschicht (Toena, përktheu Irena Nasi - fitues i Çmimit të BE-së për Letërsinë në 2019) dhe Mbretëresha hesht / Die Königin schweigt (Toena, përktheu Admira Poçi - fitues i Çmimit të Letërsisë Förderpreis Bremen në 2018). Në vitin 2020 Laura Freudenthaler u nderua me çmim në Festivalin e Letërsisë Gjermane në Klagenfurt.