30 June 2023

Sladjana Nina Perković në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between".

SLADJANA NINA PERKOVIĆ në rezidencën për shkrimtarë dhe përkthyes letrarë "POETEKA - Tirana in Between".

Në muajin korrik shkrimtarja franko-boshnjake Sladjana Nina Perković do të qëndrojë në Tiranë për të realizuar një programin e saj të pasur kulturor, si fituese e bursës për autorët në redidencë, mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar prej 10 vjetësh nga shoqata POETEKA.  

Sladjana Nina Perković (1981) është shkrimtare dhe gazetare, autore e vlerësuar e prozës fiction, e cila është e njohur për tregimet dhe romanet e saj. Pas përfundimit të studimeve për Shkenca Politike në Paris (Panthéon-Sorbonne - Univ. Paris 1), ajo punoi kryesisht si korrespondente lajmesh për mediat në ish-Jugosllavi, por kontributi i saj është bërë e njohur ndërkombtarisht përmes paraqitjes në shumë media europiane si në "The Guardian" apo "Today". 

Pa lënë mënjanë gazetarinë, Sladjana Nina Perković i është kushtuar në mënyrë të posaçme karrierës së saj si shkrimtare. Në pesë vitet e fundit ajo ka botuar përmbledhjen me tregime "Kuhanje" dhe romanin "U jarku", vepër kjo që u kandidua për çmimin e lartë letrar NIN 2021 si dhe për çmimin e mirënjohur "Meša Selimović ". Ky roman u vlerësua si prurja speciale e EUPL 2022 (The European Union Prize for Literature). 

Sladjana Nina Perković jeton, punon dhe shkruan mes Banja Lukës dhe Parisit. 

BIBLIOGRAFIA:

"KUHANJE", përmbledhje tregimesh, "Booka", Beograd, 2018;
"U JARKU", roman, Imprimatur, Banja Luka, 2020.

"POETEKA - Tirana in Between" është një nga projektet kryesore të shoqatës POETEKA, përmes së cilës realizohet Programi Rezidencial për Shkrimtarë, Përkthyes Letrarë dhe Artistë. Që nga themelimi i saj, në vitin 2013, kjo rezidencë pritur më 58 shkrimtarë, përkthyes letrarë. , dhe artistët, duke u bërë një hapësirë unike në Shqipëri për shkrimtarët, përkthyesit dhe artistët e vendeve të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Programi "POETEKA - Tirana in Between" është zbatuar në kuadër të projekteve "Reading Balkans" dhe "Translation in Motion" të bashkëfinancuar nga TRADUKI, rrjeti europian për letërsinë dhe librat dhe Programi i "Europës Krijuese" të Bashkimit Evropian, si dhe nga Ambasada. të Gjermanisë, Goethe Zentrum Tirana, Ambasada e Austrisë dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Së fundmi, "POETEKA - Tirana in Between" është përfshirë në Hartën e Rrjetit Evropian të Rezidencave të Përkthimeve Letrare (RECIT – Réseau Européen des Centres de Traducteurs).

Total Pageviews