"Në kërkim të këmishës së humbur", me autor Arian Lekën, shpallet vepër fituese e "Fondit për Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj". Juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha dhe profesor Blendi Lamin, vlerësoi këtë vepër për t'u mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për përkthim në gjuhën kroate. Botues në Kroaci – Neolit; përkthyes Mendu Imeri.
Vepra u vlerësua me motivacionin: "Një vepër sfiduese për nga zhanri dhe simbolika, e cila vjen bukur në gjuhën kroate duke ruajtur sa më shumë botkuptimin origjinal dhe duke iu përshtatur gjuhës pritëse, i jep mundësinë lexuesit të kultivuar kroat që të njihet me një vepër të spikatur në letrat shqipe".
Suadela Balliu