Merima Krijezi është një tjetër fituese e grantit për qëndrim në rezidencën letrare "POETEKA - Tirana in Between" - 2025, mbështetetur nga TRADUKI dhe që drejtohet nga Poeteka prej më se një dekade.
Prefesoresha dhe përkthyesja Merima Krijezi lindi në Beograd në vitin 1972. U diplomua në Katedrën për Gjuhë dhe Letërsi shqipe të Fakultetit Filologjik të Beogradit ku, në vitin 2013, mbrojti doktoraturën me tezën doktorale "Kuptimi i parafjalëve në shqip dhe serbisht." Ajo punon pranë kësaj katedre, si profesore e asociuar, ndërkohë që prej vitit 2006 i ka qenë bashkëpunëtore e përhershme e Institutit për Përparimin e Arsimit në Beograd, ndërsa gjatë të viteve 2004–2012 ka kontribuar rregullisht për revistën "Sveske" për Letërsi, Art dhe Lulturë (Pançevë).
Merima Krijezi është një nga autorët e "Fjalorit elektronik shqip-serbisht-shqip" (mbi 35.000 fjalë e shprehje frazeologjike) të platformës VOC UP. Fjalori është publikuar në uebsajtin - https://www.fjalor-recnik.com, me mbështetjen e IOM-it e në bashkëpunim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe Zyrën e Komisionerit për gjuhët.
Si përkthyese letrare, Merima Krijezi ka botuar një numër të madh tekstesh, kryesisht letrare (prozë dhe poezi) nga shqipja dhe serbishtja, përfshi këtu pe4rkthime filmash të shkurtër dokumentarë e reportazhe. Përkthimet e saj janë botuan në revista prestigjioze të letërsisë dhe të përkthimit në rajon, me vlen të përmenden bashkëpunimet me "Sarajevske Sveske", "Sveske", "Mostovi", "Treći trg", "Beogradski književni časopis", "Poeteka", "Naše stvaranje" etj. Ndër to, vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet e tregimeve, eseve dhe pjesëve të zgjedhura nga romanet e autorëve shqiptarë I. Kadare, F. Kongoli, R. Dibra, L. Starova, E. Tupja, K. Mehmeti, S. Spasse, H. Kadare, A. Apolloni, Xh. Bajraj, B. Rogova Gaxha etj.
Përveç eseve, tregimeve, artikujve, filmave, dokumentarëve e reportazheve, Merima Krijezi ka sjellë në gjuhën serbe dy romane, "Ridënimi" nga Fatos Lubonja (2021) dhe "Vajzat me çelës në qafë" nga Lindita Arapit (2025), "Poezi të zgjedhura" të Arian Lekës (2023) si dhe një numër të konsiderueshëm poezish të autorëve bashkëkohorë shqiptarë.
Fituese të tjera të grantit grantit të mbështetur nga TRADUKI për vitin 2025 janë edhe Evgenia Dineva – shkrimtare e dhe Katarina Mitrovic - shkrimtare.