Revista javore kroate "Express" publikoi një intervistë të gjerë me shkrimtarin dhe studiuesin shqiptar Arian Leka, me rastin e botimit në Kroaci të librit të tij me ese "Ana e fshehur e kopshtit socialist shqiptar" (Fraktura, 2025; përkthyer nga Zeljka Somun; redaktore letrare Korana Svilar).
Në bisedën me gazetarin Darko Vlahovic, Arian Leka reflekton mbi lirinë, kujtesën, letërsinë dhe tranzicionin e shoqërisë shqiptare. Ai flet për trashëgiminë kulturore dhe politike të së kaluarës komuniste dhe paradokset e ndryshimit sot, duke vërejtur se Shqipëria gëzon më shumë liri fjale, por jo edhe dëshirë për të dëgjuar: "Ka më shumë informacion, por shumë më pak mendim", liria nuk është përjetuar ende dhe njerëzit "notojnë sërish me kujdes, sikur xhami i akuariumit të thyer të ishte po aty, në të njëjtin vend."
Duke e parë kujtesën si një akt përballjeje dhe jo fshirjeje, Leka kthehet te metafora e "kopshtit socialist", si një hapësirë politike, ku çdo "fije bari" mbartte qëllim dhe simbolikë politike të mbikëqyrur nga "kopshtarët" e aparatit shtetëror dhe të përkrahur nga "aristokracia kulturore". "Pas rënies së regjimit, u kuptua se disa nga 'barishtet e këqija' kishin qenë bimë shëruese, ndërsa disa nga 'lulet e parapëlqyera' kishin qenë të helmëta."
Në intervistë, autori i rikthehet metaforës së detit – një element i pandashëm në veprën e tij – që për shqiptarët përfaqëson njëherazi kufirin dhe urën, pengesën dhe mundësinë. Ai shton: "Ne dolëm nga kopshti socialist me frikëra dhe mitizime që i mbartim. Pushteti përpiqet të 'shtetëzojë' shpirtrat."
Në pjesën e dytë të bisedës, Leka ndalet te njohjen e tij me letërsinë dhe kulturën kroate, duke treguar interesimin e tij mbi "hapësirat letrare në marrëdhënie": komunikimi i Fishtës me Silvije Strahimir Kranjčević -in, botimet e Fishtës dhe Koliqit në Zarë (Zadar), lidhja e Mjedës dhe Xanonit me Kraljevicën si dhe "nyjet mes nesh" si Gjon Gazulli (Ivan Gazulić), Andrea Aleksi (Andrija Aleši), komunitetin arbanas, artistë si Valter Deshpali (Valter Dešpalj), Petrit Çeku, Luka Mjeda etj., si dhe leximet e autorëve të shquar kroatë, si Šufflay, Krleža, Drndić, Ugrešić, Dralulić, Jergović e të tjerë apo bashkëpunimet me autorë kroatë në kuadër të programit POETEKA.