Në gazetën "Panorama", dt. 7 janar 2026, u botua artikulli i autorit Zlatko Kramarić me titull: "Arian Leka dhe shpirti evropian: deti, izolimi dhe imagjinata kombëtare në Shqipërinë post- totalitare".
Një studim i thukët letrar i kritikut dhe diplomatit kroat Zlatko Kramarić sjell një shikim të krijimtarisë së shkrimtarit shqiptar Arian Leka, duke e krahasuar atë krijimtari dhe me përfytyrimet e autorë të tjerë bashkëkohorë, si Kadare dhe Kongoli. Interesant është zbërthimi i metaforave dhe ideve të veprës "Ana e fshrhtë e kopshtit socialist shqiptar" nga kritiku letrar Kramarić dhe përcjellja e këtyre ideve të Arian Lekës për një auditor shumë më të gjerë ndërkombëtar.
I organizuar në sythe të veçantë tematikë, të tillë si: Europa - një horizont mendor, Deti dhe izolimi, horizonte gjeografike dhe mendore, Nacionalizmi afatgjatë dhe mbyllja mendore, Izolimi kulturor: Letërsia ruse dhe prohibicioni perëndimor, Perceptimi i Arian Lekës ndaj letërsisë kroate, Analizë krahasuese: Kadare dhe Kongoli, Korniza filozofiko-teorike, Fryma europiane si një proces i vetëzbulimit, studimi i kritikut dhe diplomatit kroat Zlatko Kramarić hulimton mënyrën se si eseisti shqiptar Arian Leka, në librin e tij "Ana e fshehtë e kopshtit socialist shqiptar" e konceptualizon frymën europiane brenda kontekstit të nacionalizmit afatgjatë shqiptar, izolimit gjeografik dhe kulturor si dhe mentalitetit të frikësuar, që formon identitetin shqiptar.
Vëmendje e veçantë i kushtohet motiveve të detit, izolimit kulturor, censurës, mbizotërimit të letërsisë ruse dhe angazhimit të Arian Lekës ndaj letërsinë kroate, veçanërisht ndaj shkrimtarit Miroslav Krleža. Eseja përfshin një kornizë krahasuese mes Ismail Kadarenë dhe Fatos Kongolit, duke nxjerrë në pah interpretimet e ndryshme letrare shqiptare të Europës dhe shpirtit europian.
Artikulli i plotë në shqip:
Full article in English.