13 October 2015

TETORI GJERMAN - KAREN KÖHLER - LEXIME AUTORI

Në datën 16 tetor 2015, ora 19,  shkrimtarja gjermane Karen Köhler do të lexojë në "Tulla Center" tregime nga libri i saj porsabotuar në gjuhën shqipe, "NE KEMI KAPUR RAKETA ME GREP" (Wir haben Raketen geangelt), Botimet "Dudaj", përktheu Sokol Mici, si dhe do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit mbi procesin krijues, përvojat dhe përshtypjet nga qëndrimi 1 mujor në rezidencën e shkrimtarit "Tirana in Between". Në shqip tekstet e KAREN KÖHLER lexohen nga aktori dhe shkrimtari RIKARD LJARJA.

KAREN KÖHLER dëshironte shumë të bëhej kozmonaute. Ka mësuar të hidhet me parashutë dhe ka studiuar për aktore në Zvicër.

Pas dy vjetësh punë në teatër, ajo tani shkruan prozë dhe pjesë teatrale. I pëlqen matematika dhe hapësira.

 

"Wir haben raketen geangelt"  - "Ne kemi kapur raketa me grep" është libri i saj debutues. Ai është publikuar në Gjermani nga shtëpia e njohur botuese Hanser, ndërsa në shqip nga "Dudaj".

Libri u mirëprit nga lexuesi dhe u vlerësua lart nga kritika. Më pas, ky libër u bë fitues i disa çmimeve letrare në Gjermani.

 

Nëntë tregimet e Karen Köhler janë shkruara në formë kartolinash, në formë ditari, si miniatura apo letra të thjeshta, si copëza të ndryshme universi brenda të njëjtës kornizë.

Tregimet e saj, megjithëse kryesisht trajtojnë aspekte dramatike të jetës, si vdekja, abuzimi seksual apo vetëvrasja, janë sa tragjik aq edhe të mbushur me humor e ngrohtësi.

Ajo është përkthyer në holandisht, nga Gerrit Bussink dhe botuar nga shtëpia botuese Podium, në shqip nga "Dudaj" dhe së shpejti edhe në frëngjisht nga shtëpia botuese Actes Sud.

 

KAREN KÖHLER Jeton në rrugën Pauli, Hamburg, Gjermani. Gjatë muajit tetor Karen Kohler banoj në rrugicën tiranase "Dërhemi", si pjesë e programeve "Tetori gjerman", realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, si pjesë e projektit Rezidenca e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar "TIRANA IN BETWEEN", realiziuar nga POETEKA, në bashkëpunim me rrjetin TRADUKI dhe Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

 

Çmime Letrare:

"Schubart" të qytetit të Aalen në 2015

Çmimi Letrar "Rauris", 2015

Çmimi "Otfried Preußler", 2013

Çmimin Letrar të qytetit të Hamburgut,  në 2011

Pjesa teatrale "Pornorama. Ein Männermärchen" ka marrë çmimin e Ministrisë së Artit dhe Kulturës së Austrisë, në 2011. 


Pas leximeve dhe bashkëbisedimit do të vijohet me grupin muzikor shqiptaro-zviceran "Guralumi", për të vazhduar më pas deri në orët e vona me DJ Levi nga Austria. Seventy Funk ose Latin Bogaloo.


Total Pageviews