17 October 2015

MBRËMJE ME LETËRSI DHE MUZIKË NGA GJERMANIA, ZVICRA DHE AUSTRIA

MBRËMJE ME LETËRSI DHE MUZIKË NGA GJERMANIA, ZVICRA DHE AUSTRIA

 

Në kuadrin e programeve "Tetori gjerman", Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës organizuan të premten, datë 16 tetor 2015, në "Tulla Center" një "Mbrëmje me letërsi dhe muzikë nga Gjermania".

 

Takimin e çeli Christiane Wolters, Referente për kulturën dhe shtypin pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë. Në fjalën e saj ajo paraqiti para të pranishëmve profilin artistik të shkrimtares Karen Köhler si dhe Rezidencën Letrare, të cilën Ambasadës e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, në bashkëpunim me POETEKA, e realizon dhe e mbështet për herë të parë.

 

Shkrimtarja gjermane Karen Köhler prezantoi botimin porsapublikuar në gjuhën shqipe, "NE KEMI KAPUR RAKETA ME GREP" (përktheu Sokol Mici, Botimet Dudaj, 2015). Më pas autorja Karen Köhler lexoi tekstet e saj në gjuhën gjermane. Në shqip tekstet u lexuan nga Silvana Leka.  Në fund, Karen Köhler bashkëbisedoi dhe iu përgjigj  interesimit të lexuesve mbi procesin e saj krijues, mbi përvojat dhe përshtypjet nga qëndrimi 1 mujor në Rezidencën e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar "TIRANA IN BETWEEN".

 

Përkthimi i bashkëbisedimit mes autores dhe lexuesve u krye nga Lindita Komani. Në fund të takimit autorja dha autografë për të pranishmit.

 

Pas leximeve programi vijoi me grupin muzikor shqiptaro-zviceran "Guralumi", për të vazhduar më pas me DJ Levi nga Austria. Seventy Funk ose Latin Bogaloo.

 

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffmann.

 

Total Pageviews