17 June 2016

Top Channel - SÜDDEUTSCHE ZEITUNG: VEND I VOGËL, SHPRESË E MADHE -

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=329084

Reportazhi për vendin e vogël të shpresave të mëdha ka protagonist kryesor shkrimtarin Arian Leka.

https://www.youtube.com/watch?v=NLmtpjXXR0o&feature=youtu.be

Reportazhi i SÜDDEUTSCHE ZEITUNG për vendin e vogël të shpresave 

të mëdha ka protagonist kryesor shkrimtarin Arian Leka.


"Gazetarët gjermanë Roman Deininger (teksti) dhe Jakob Berr (fotografitë) i ka lidhur këto dy tekste, çështjen e eksodit si ikje dhe çështjen e vendosjes së Shqipërisë në një vëmendje pak më të posaçme për shkak të kampionatit europian", thotë Leka.


Ndërsa dikur futbolli shërbente për të përligjur botën, eksodi erdhi si nevojë hapjeje ndaj saj.

"Futbolli si lojë ishte një nga mjetet më të rëndësishme për të parë që ka diçka edhe përtej izolimit", thotë më tej shkrimtari Leka.

Të flasësh për imazhin e shqiptarëve te të huajt duhet të flasësh edhe për korrupsionin, varfërinë, gjakmarrjen, por sot flitet edhe për një kampinat europian.

"Nuk është e lehtë që një vend i vogël, për të cilin nënvizohet gjithmonë gjakmarrja apo burrneshat, befas të zhvendosen nga këto klishe dhe të hidhet pak dritë mbi anët e mira të njerëzve", shton gjithashtu Arian Leka.

Ndërkohë që, përveç eksodit, ne kemi pritur që të tjerët të na zbulonin, sipas Lekës duhet tashmë t'iu gëzohemi atyre që para se të ikin, zgjedhin të qëndrojnë.

"Prej 500 vitesh kemi vetëm këtë kënaqësi që ka pak perversitet brenda, që krenohemi me ata që na ikin. Ndërkohë që duhet të krenohemi me ata që janë këtu".

/ Top Channel 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=329084


Total Pageviews