Autorja e ftuar në "POETEKA dadaEAST-dadaDAYS 2016" ,
Tanja Bakic fiton në Slloveni CEI Fellowship for Writers in Residence 2016
Në datën 7 shtator, gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit 31 të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, Vilenica (Slloveni), shkrimtarja malazeze Tanja Bakić, e fuar në POETEKA dadaEAST-dadaDAYS 2016, fiton bursën e CEI (Central European Initiative).
Kjo autore ka qenë pjesë e Rezidencës që Shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë në vitin 2013. Krijitaria e saj është përkther në shqip nga Silvana Leka dhe Ben Andoni, është botuar në disa gazeta dhe revista dhe suplemente letrare. Intervistat e saj janë publikuar në shtypin e shkruar dhe në mediet vizive. Tanja Bakic ka perfomuar në Universitetin e Arteve, me studentët e degës së aktrimit, drejtuar nga Ema Andrea.
Krijimtaria e saj më të fundit, që i ofroi edhe bursën e CEI, i kushtohet kujtesës dhe kujtimeve të humbura. Përmes tyre autorja malazeze Tanja Bakić i rikthehet roman epistolar - një forme tepër të rrallë letrare për kohët e sotme.
Romani përbëhet nga letrat e shkruara nga gratë nga Mali i Zi dhe Republika Çeke - vende që në vështrim të parë nuk kanë shumë të përbashkëta, veç atyre pak postulateve historike – porse krijimaria e autores nxit imagjinatën e lexuesit që para se të fillojë zblimin e jetës së këtyre grave, të takohet me ato gra përmes kujtimeve të tyre.
Lexuesi përfytyron jetën e atyre grave që ndajnë shumë më tepër se sa një histori e përbashkët nën socializëm dhe faktet se shtete e tyre kanë lindur thuajse në të njëjtën kohë.
Në këtë libër Tanja Bakić nënvizon se është fort e interesuar në "kujtimet e humbura"… dhe mbi faktet se çfarë duan ato gra të kujtojnë përmes letërkëmbimeeve të tyre(?) dhe çfarë duan të harrojnë ato (?).
Pyetja sillet rreth dilemave nëse është më shumë koha dhe dëshira personale për të harruar ajo që ndikon në humbjen e kujtimeve të tyre?
Sa prej kujtesës së tyre ka "humbur" me të vërtetë? Në fund të fundit, është e ditur se një njeri mund të humbasë gjithçka, përveç kujtesës. E megjithatë, kjo është, për fat të keq, vetëm një e vërtetë e pjesshme. Por edhe kujtimet e humbura janë pjesë e historisë sonë personale.