10 September 2016

Ervina Halili - Kosovë: POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

dadaPOETEKAfestival - WHO is WHO 

organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Netwoork
dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...

Ervina Halili - Kosovë 

Poete, eseiste dhe hulumtuese e rrymave kulturore. Ka vazhduar studimet për Letërsi Krahasimtare në Universitetin e Vilniusit për ta përfunduar hulumtimin e saj me temen Surrealizmi Automatizmi në letërsi/Martin Camaj, në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 2012 ajo është në kërkim të hapjes së letërsisë ndaj mediumeve dhe arteve tjera. Në vitin 2012 ajo ishte shkrimtare rezidente në Vjenë dhe performoi në Teatrin Popullor të Vjenës. Ndërsa në vitin 2014 ajo ishte shkrimtare mysafire e Pen Qendrës në Sarajevë, Krokodilit në Beograd dhe në 2016 në shtëpinë internacionale të shkrimtarit në Grac.
Është aktive ne diskutimet socio-kulturore në Europe dhe Ballkan dhe pjesë e rrjetit të shkrimtarëve eksperimentalë Evropianë.
Është laureuar me çmimin vjetor "Ali Podrimja" për librin më të mirë në poezi me librin "Amuletë" të botuar në vitin 2015.
Në vitin 2016 libri i saj "Gjumi i Oktopodit" është botuar në Vjenë në gjuhën Gjermane nga Edition Korrespodencen.
_________

ERVINA HALILI
Në pyll

Në pyll âsht nji kangë
unë nuk e kuptoj
ajo më thërret pameshirshem
në ritëm
trokaik
unë vallëzoj
halucinante
askush nuk më sheh
vec pasqyrave varun drunjeve
në pyll âsht nji mur
edhe tre të tjerë
formojnë nji kub
unë rri aty
në mes
bashkë me nji flutur
që nuk do
krahët m'i çelë
dremit mbi gjunin tim
pylli ka nji za
unë nuk e kuptoj
ai më lutet
më lutet
'hapi sytë
më nxirr prej teje
Le të fërfëllijmë të dy në erë"
unë hapë sytë
dhe pylli
bahet

Graz, Schlossbergplatz 10, Mars 2016


* * *

ka me ardhë vjeshta njeriu im
e gjethet kanë me i fshi vijat e kufijve në
asfalt
gjithçka ka me ngja në
erosin e nji bote tjetër
e nji ditë kur s'mbetet gja tjetër për me u
shkundë
kanë me ra puplat nga krahët e tu
mbi vajin e bebeve qe lindun s'janë…ende
mu gjithmone ka me qene tuj m'mungu
diçka
që s'e njoh

19 Janar 2016

Total Pageviews