20 August 2017

Shpëtim Selmani - “POETEKA – Tirana in Between” - WRITER IN RESIDENCE PROGRAMME - GUSHT / AUGUST 2027

Shpëtim Selmani (Kosovë, 1986) është mik gjatë muajit gusht në Programin "POETEKA – Tirana in Between", Rezidencë që fton Shkrimtarë dhe Përkthyes letrarë nga rajoni dhe Europa dhe që organizohet prej pesë vjetësh nga Poeteka me mbështetjen e rrjetit  europian për letërsinë dhe librat TRADUKI.

Shpëtim Selmani ka studiuar sociologji në Universitetin e Prishtinës, ka përfunduar studimet Master në Fakultetin e Arteve – Aktrim. Ai  luan në teatër, shkruan poezi, prozë, dramë dhe publicistikë. Më 2006 ai botoi librin me poezi "Brenda Gucës", në 2011 botoi edhe përmbledhjen tjetër me titullin "Poezi" dhe në vitin 2015 botoi edhe  "Shënimet e një Grindaveci".

Shpëtim Selmani është një nga autorët më të spikatur të brezit të ri letrar të Kosovës. Në tekstet e tij ai ndjek një frymë avangardiste, që shkëputet në përmbajtje dhe stil nga kanonet e letërisisë tradicionale, e cila orientohej ose me ide iluministe, romantike e progresiste të jetës kombëtare, ose me një modernizëm të tipit hermetik dhe simbolist. Duke qenë i frymëzuar nga letërsia bitnike dhe adoptimi i saj për nënqiellin e Kosovës që e ka bërë Arben Idrizi në fillim të këtij shekulli, Selmani në shkrimet e tija sjell fjali, ide dhe pamje të dretpërdrejta të përditshmërisë së vrazhdë dhe shumëfish sfiduese për individin dhe kolektivitetin, me një zë herë thellësisht shpotitës, herë ironik e sarkastik, por që në instancën e fundit synon një katarsis shëlbyes të lirisë së shprehjes.

 

,,Shpëtim Selmani në shkrimet e tij sjell fjali, ide dhe pamje të drejtpërdrejta të përditshmërisë së vrazhdë dhe shumëfish sfiduese për individin dhe kolektivitetin, me një zë herë thellësisht shpotitës, herë ironik e sarkastik, por që në instancën e fundit synon një katarsis shëlbyes të lirisë së shprehjes,,.

Shkëlzen Maliqi, Publicist.

,,Unë e admiroj këtë zhabë unike në një pellg të harruar. Unë e admiroj kreativitetin, intelegjencën dhe vecantinë e tij, pa dyshim. Unë e admiroj disiplinën e tij, njohuritë dhe shumëllojshmërinë e talentit të tij, natyrisht. Por para së gjithash – unë e admirojë atë si një qenie me të vërtetë të mrekullueshme,,.

Vladimir Arsenijević, Shkrimtar.

 

 

 

Total Pageviews