17 May 2018

Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA


https://ata.gov.al/2018/05/16/nje-copez-ballkan-nga-ballkoni-i-botimeve-poeteka/

Një copëz Ballkan nga Ballkoni i Botimeve POETEKA

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Në Ditët e Librit – Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar do të organizojë ditën e nesërme në orën 12 aktivitetin: "Bisedojmë jo për 'klasikët' dhe 'emrat e mëdhenj', por për letërsinë më të re, letërsinë bashkëkohore të Ballkanit".

Një copëz Ballkan nga "Ballkoni i Botimeve POETEKA" – BALKAN FROM THE BALKONY.
Shkrimtarët e Ballkanit, përkthimet dhe përkthyesit e tyre si dhe roli i botimeve nga "gjuhët e vogla" të gadishullit që, edhe pse muret formalë janë rrëzuar, vazhdojnë të mos komunikojnë mirë mes tyre.
A e njohim letërsinë e "tjetrit fqinj" dhe a kemi ndaj letërsisë së fqinjëve paragjykime? Veprimtaria ka në vëmendje rolin e "Botimet Poeteka", që ka në fokus letërsinë e rajonit apo në letërsinë më të re nga Europa Juglindore.
Veprimtaria moderohet Arian Leka, i cili bashkëbisedon me përkthyesit Ben Andoni dhe Milena Selimi, kontributorë të spikatur të letërsisë ballkanike.
Ligjëratën mbi prirjet dhe zhvillimet e letërsisë bashkëkohore të Ballkanit e mban Dr. Silvana Leka ("Botimet Poeteka").
E ftuar e veçantë në këtë veprimtari është shkrimtarja, gazetarja dhe psikologia nga Bosnje-Hercegovina, Emina Žuna, e cila është fituese e bursës së Rezidencës letrare, "Poeteka-Tirana in Between", pjesë e programit "Reading Balkans, 2018".
 /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit "Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare", ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Total Pageviews