08 November 2018

Adelheid Wölf dhe Arian Leka në Bibliotekën Kombëtare Tiranë: Për FRANZ NOPSCA-n

Gazetarja e gazetës austriake derStandard Adelheid Wölfl dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar Dr. Arian Leka, studiues pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, folën gjatë Klubit të Leximit zë Letërsisë Austriake për jetën e jashtëzakonshme të albanologut, gjeologut, paleontologut, etnologut dhe aventurierit Franz Baron Nopcsa. 

Në këtë veprimtari, përmes një ligjërate të gjerë e të ilustruar me argumente shkencorë, interpretime faktesh dhe shembuj, Dr. Arian Leka paraqiti një pjesë thuajse të panjohur të krijimtarisë  së Franz Nopsca, njohur gjerësisht si albanolog dhe paleontolog e antropolog - Poezinë. Ligjërata solli dëshmi nga jeta, atmosfera dhe brendia e poezive të Franz Nopsca-s, botuar nën titullin "Poezitë e Kolec Markut", duke u ndalur gjerësisht në ciklin poetik me 22 krijime kushtuar Shqipërisë.

Pjesëmarrësit kishin lexuar kujtimet e Nopcsa-s tek "Udhëtime nëpër Ballkan". Ishte një paradite mbresëlënëse mes aventurave të Nopcsa-s që të lënë pa frymë, mes poezive të tij që treguan se Nopcsa ishte edhe poet, mes faqeve të digjitalizuara shkëputur nga ditari i tij, sot në Bibliotekën Kombëtare, e mes bashkëbisedimit dhe leximit të poezive nga pjesëmarrësit. 
----------------------
The Austrian journalist of derStandard and the well-known writer Dr. Arian Leka, researcher at the Academy of Albanological Studies, spoke during today's Reading Club of the Austrian Literature about the albanologist, geologist, ethnologist, paleontologist and adventurer Franz Baron Nopcsa'sextraordinary life. The participants had read Nopcsa's memories in "Travelling through the Balkans". It was an impressive time through Nopcsa's breathtaking adventures, his poems which showed that Nopcsa was a poet as well, the digtized pages of his diary - today in the National Library - and through talking and reading his poems. Thank you Adelheid Wölfl, National Library, Bukinist and Dr. Arian Leka for your research work!

Total Pageviews