Kartolina letrare e muajit Nëntor "Nga Austria me dashuri - POETRY CARD 2018", paraqet portretin e prozatorit dhe poetit të mirënjohur asutriak Erwin Einzinger dhe poezinë "Ode për borën e shkrirë", përkthyer në shqip nga Admira Poçi. Kjo kartolonë ndodhet tashmë në duart e lexuesve të shumtë, duke filluar me praninë e saj në mjediset universitare të Shkodrës (Katedra e gjermanistikës pranë Universitetit "Luigj Gurakuqi") dhe mjediseve letrare (Qendra rinore "Arka") Kominikimi i lexuesit shqiptar me autorë të shquar austriakë përmes kartolinave letrare ka filluar prej Mars, 2018.
Erwin Einzinger ka lindur në vitin 1953 në Kirchdorf, Austri. Ai studioi Letërsi Angleze dhe Gjermane në Universitetin e Salzburgut. Ai ka punuar si mësues gjimnazi në vendlindje dhe jeton në Micheldorf.
Duke filluar nga viti 1977 ai ka botuar shumë vëllime me poezi dhe prozë, mes të cilëve: Das wilde Brot (novelë, 1995), Kleiner Wink in die Richtung, in die jetzt das Messer zeigt (poezi, 1994), Blaue Bilder über die Liebe (prozë, 1992), Tiere, Wolken, Rache (poezi, 1986), Das Erschrecken über die Stille, in der die Wirklichkeit weitermachte (prosë, 1983), Kopfschmuck für Mansfield (novel, 1985), Lammzungen in Cellophan verpackt (poezi, 1977).
Erwin Einzinger është gjithashtu i njohur edhe si përkthyes. Mes autorëve më të njohur që ai ka përkthyer nga anglishtja në gjermanisht janë John Ashbery, James Schuyler, Robert Creeley and William Carpenter. Krijimtaria e tij është përcjellë me vëmendje nga kritika dhe ajo është vlervsuar gjithashtu me çmime letrare.
Erwin Einzinger është autor i ftuar në rezidencën letrare të Tiranës, si pjesë e "Vitit kulturor Austri – Shqipëri 2018". Ai ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme letrare, duke përfshirë një leksion dhe lexime publike në Universitetin e Shkodrës, bashkëpunim me katedrën e gjermanistikës. Në ditët në vijim ai do të ketë disa lexime publike në Tiranë, si ai në Hemingway Bar (19 Nëntor) dhe në Bibliotekën Kombëtare (24 Nëntor) - Klubi i Leximit të Letërsisë Austriake.
Nisma origjinale e ideuar dhe e realizuar nga POETEKA, është mbështetetur dhe promovuar fort dhe me vëmendje të plotë nga Ambasada e Austrisë në Tiranë dhe nga partnerë të tjerë, si ADD Albania, Ama Caffè, Rauch Albania. Kjo nismë ka gjetur përkrahje në mjediset ku ajo ka mbërritur, duke u bërë e kërkuar dhe komunikuese në mjediset publike ku njerezit takohen, përfshi këtu edhe mjedise universitare si Fakulteti i gjuhëve të huaja, katedra e gjermanishtes, Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Arteve, Tiranë, Universiteti i Korçës dhe i Gjirokastrës.
Programi "Poetry Card – Nga Austria me dashuri - From Austria to Albania with Love 2018", ka bërë edhe të pranishme letërsinë austriake në Shqipëri.
Ky program botimi i shoqëruar me lexime publike, ka bërë gjithashtu të njohur edhe kontributin e çmuar të përkthyesve shqiptarë që kanë sjellë në gjuhën shqipe këta autorët austriakë, mes të cilëve Arshi Pipa, Lindita Arapi, Admira Poçi, Oriona Kraja Zylja, Majlinda Çullhaj, Irena Nasi, Migena Xoxa etj.
Programi "Kartolina letrare – Poetry Card – nga Austria me Dashuri" ka publikuar deri tani ballinën e revistës "Fryma", 1944, në të cilën u paraqit një poezi e Rainer Maria Rilke-s, përkthyer nga Ar, botimet vijuan me nobelisten austriake Elfriede Jelinek (2004), e më tej me me kartolinën e shkrimtarit dhe gazetarit të mirënjohur austriak, Joseph Roth, veshur me kostum tradicional shqiptar, me krijimrarinë poetike në dy gjuhë të shkrimtarit dhe përkthyesit Ilir Ferra, me esenë e artist austriak Christian Thanhäuser, kushtuar multikulturalizmit dhe arsyeve që e nxisin atë të kthehet vazhdimisht në Shqipëri, me tregimin "Hallë Lulja në Europë" (Tante Lulja in Europa), të autores Andrea Grill, me fragmentin nga krijimtaria e Christine Nöstlinger, me poezinë e Erwin Einzinger.
Pjesë e projektit janë edhe dy poezi thuajse të panjohura të albanologut të shquar Franz Nopsca, ku autori paraqitet i veshur me kostum shqiptar.
Projekti "Kartolina letrare – Poetry Card – nga Austria me Dashuri" do të kurorëzohet në qytetin e Shkodrës gjatë muajit Dhjetor, me paraqitjen e të gjithë këtij cikli mjaft të suksesshëm prej prej 10 kartolinash.