Mbrëmje frymëzuese mes miqve të letërsisë dhe të teatrit në Hemingway gjatë Ditës Botërore të Librit, më 23 Prill 2019, të cilët na sollën prane ajkën e letërsisë klasime, moderne dhe bashkëkohore austriake.
Aktoret e mirënjohura Ema Andrea dhe Erjona Kakeli përcollën te të pranishmit emocione të forta, teksa lexuan me profesionalizëm dhe dashuri poezi vjeneze dhe fragmente nga krijimtaria e shkrimtarëve të shquar austriakë.
Në gjuhën gjermane tekstet u lexuar nga Sigrid Höfinger, Eljana Mankollari, Irena Nasi dhe Admira Poçi, të cilat sollën për publikun origjinalitetin e autorëve Ch. Nöstlinger, Th. Bernhard, R. Menasse, R. Seethaler, J. Treiber, të cilat janë përkthyer nga Irena Nasi, Admira Poçi, Lindita Komani.
Shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka paraqiti panoramën e letërsisë austriake, jetën mjaft të gjallë kulturore të Vjenës përmes leximeve publike, panaireve dhe festivaleve dhe "bumin" e romaneve të shkrimtarëve austriake, të cilët prej vitesh vlerësohen me çmime, duke thyer tabutë e dikurshme e autorëve që, "në mënyrë rutinore cilësoheshin në termat e atyre shkrimtarëve që dikur jetuan në trojet e Perandorisë Habsburge apo si letërsi e ardhur nga Jugu i territoreve të botës gjermanofone".
Mes tyre u përmendën mjaft emra të tjerë si Robert Menasse, Robert Seethaler, Wolf Hass apo Thomas Glavinic që, përveç Jelinek, Bernhard apo Handke, e kanë "kanë tejkaluar 'prozën e vështirë' e së paraardhësve e të traditës si Rilke, Trakl, Zweig, Bachmann, duke e plotësuar mungesën e aventurave të jashtme me pasurinë dhe larminë e jetës së brendshme, si edhe duke e zëvendësuar letërsinë klasike me disa mrekulli narrative.
Veprimtaria u zhvillua nga POETEKA në bashkëpunim me Ambasadën e Austrisë në Tiranë dhe me mbështetjen Raiffeisen Bank Shqiperi.
* * *
An inspiring evening between friends of Literature and Theater at Hemingway yesterday, who, among the aromas of the rum, brought close to us the best off the Austrian litterature. #WorldBookDay Well-known actress Ema Andrea red with love some Viennese poetry, Erjona Kakeli brought some fragments from Nöstlinger, Bernhard, Menasse, Seethaler, etc...