23 April 2019

Prill 23 April 2019: Dita Botërore e Librit, me dy shkrimtarë austriakë

Nga Silvana Leka

Dita Botërore e Librit, me dy shkrimtarë austriakë

Si çdo vit më 23 Prill, POETE KA, në bashkëpunim me au torë, përkthyes dhe institucione kulturore vendase dhe të huaja, organizon veprimtari letrare në kuadër të Ditës Botërore të Librit. Kjo ditë e veçantë e vitit 2019 i takon letërsisë austriake dhe shkrimtarëve më të njohur të saj, duke bërë të mundur që, në bashkëpunim me ambasadën austriake në Tiranë dhe me mbështetjen e Reiffeisen Bank, lexuesit shqiptar t'i paraqiten panorama e letërsisë austriake ndër vite, por duke u përqendruar më fort në disa prej vlerave më të spikatura që janë ofruar kohëve të fundit në fushën e librit austriak në gjuhën shqipe. Njihet tashmë origjina e kësaj dite, e cila i kushton vëmendje autorëve, përkthyesve dhe lexuesit, si dita që simbolikisht është e lidhur me emrat e shkrimtarëve të mëdhenj, si Servantes, Shekspir dhe Inca Garcilaso de la Vega. Kjo datë lidhet, gjithashtu, edhe me ditëlindje apo ditëvdekjet e disa shkrimtarëve të tjerë, gjithashtu, të shquar si Vladimir Nabokov, Manuel Mejia Vallejo, Maurice Druon, Haldor K. Laxness, Josep Pia. Në nderim të tyre dhe përjetim të kësaj dite janë krijuar gjeste e rituale, si dhurimi i trëndafilave dhe i librave. Prej këtej burojnë shenja simbolike për ata që e blejnë librin e tyre të parë më 23 prill, duke themeluar kësisoj bibliotekën e tyre të parë. Por mbi gjithçka, duke filluar që nga viti 1995 e në vijim, kjo ditë u caktua enkas për të tërhequr vëmendjen e publikut drejt librit, për të nxitur edhe më shumë ata që shkruajnë, veçanërisht të rinjtë dhe ata që sapo kanë nisur të shkruajnë. Mbi gjithçka mbetet zbulimi dhe rizbulimi vit pas viti i kënaqësisë së leximit. Por nuk mbaron me kaq. Rrethi i të interesuarve zgjerohet pasi Dita Botërore e Librit lidhet edhe me mbrojtjen e të drejtave të autorit, duke ftuar që në këtë ditë të veçantë veprimtarive t'i bashkohen e të bëhen faktorë edhe botuesit, librarët dhe punonjësit e bibliotekave.

Elementeve kushtuar leximit POETEKA këtë vit i shton edhe përurimin e letërsisë dhe autorëve austriakë përmes kartolinave letrare. Kjo veprimtari vjen si vijim krijues i programit të suksesshëm POETRYCARD, që u zhvillua vjet, përmes së cilit u përurua letërsia austriake dhe ajo shqiptare, si bë e njohur veprimtaria e përkthyesve që lidhin kulturat.

Kësisoj, veç dhurimit të librave e leximeve, Dita Botërore e Librit 2019 në Tiranë zhvillohet edhe

përmes dërgimit drejt njëri- tjetrit të kartolinave me portretet, ballinat e botimeve dhe fragmente nga krijimtaria e shkrimtarëve të njohur austriakë Robert Menasse, Jutta Treber, Christine Nöstlinger, Robert Seethaler, Thomas Bernhard…

Ajo që POETEKA ofron këtë vit është jo vetëm e njohura nga austriake në Shqipëri, si Elfriede Jelinek, Rainer Maria Rilke, Georg Trakl, Erein Einzinger, Baron Nopsca, Joseph Roth etj, por edhe e panjohura, apo pak e njohura e kësaj letërsie. Këtë vit kartolinave letrare me krijimtarinë dhe portretet e R. Menasse, J. Treber, Ch. Nöstlinger, R. Seethaler, Th. Bernhard u shtohet edhe një video që paraqet një panoramë të letërsisë austriake, duke filluar që me Heinrich von dem Tuerlîn e deri te shkrimtarët bashkëkohorë austriakë Thomas Glavinic, Wolf Haas. Këtyre u shtohen edhe krijimtari e niveleve të larta letrare, autorët e të cilëve njihen pak ose aspak nga lexuesi shqiptar. Këto elemente dhe befasi të këndshme letrare bëhen të njohura përmes leximeve të lexuesve më së pari e më pas prej leximeve të përkthyesve të tyre në gjuhën shqipe si Admra Poçi, Irena Nasi, Lindita Komani, etj.

Vetëm gjatë këtij viti Botimet POETEKA kanë sjellë për lexuesin shqiptar dy romane nga letërsia austriake. I pari është "Konradi - djali i kurisë së konservës" shkruar nga Christine Nostlinger dhe romani "E përdhunuara", nga Jutta Treiber.

Të dy veprat e mirënjohura të letërsisë austriake janë pjesë e veprimtarive përuruese të Ditës Botërore të Librit. Kritika letrare për romanin "E përdhunuara", përkthyer në 25 gjuhë të botës, ka theksuar se është vërtet një libër jo vetëm me titull të rëndë, por edhe me një ngjarje të tillë, pasi ajo çfarë i ndodh personazhit kryesor, Frankës e që mund t'i ndodhë kujtdo në moshën e saj, është një nga përvojat më tronditëse që ndodh në jetën e një vajze.

Teksa rrëfen mbi jetën dhe natyrën e shpenguar të Frankës, shkrimtarja austriake Jutta Treiber ngulmon të shprehet se pas përvojave dramatike, si ajo e 17- vjeçares, vëmendja shkon jo vetëm ndaj fajtorit, por ndaj të përdhunuarës, jeta e së cilës nuk është dhe nuk ka se si të jetë si më parë.

Me stil të qartë, energjik dhe bindës, shkrimtarja e njohur austriake Jutta Treiber, e cila është nderuar me Çmimin Mbarëaustriak për Librin më të mirë për të Rinj në Austri dhe për të cilën Presidenti Federal Dr. Heinz Fischer është shprehur se: "Krijimtaria e shkrimtares Jutta Treiber e ka pasuruar ndjeshëm letërsinë në gjuhën gjermane dhe ka kontribuar shumë në vendin kulturor që zë Austria në botë", i jep rëndësi faktit se sa e vështirë është ta fitosh betejën e kthimit në "normalitet" dhe se për ta fituar këtë luftë duhet te bashkohen të gjithë, më së pari familja, shkolla, shoqëria, që përballimi i asaj që ndodhi të kthehet në çështje të të gjithëve, përfshi këtu dhe të rinjtë e adoleshentët.

Bashkë me këtë libër përurohet përmes leximeve edhe një tjetër vlerë e çmuar nga letërsia austriake: romani, "Konradi - ose djali konservës". Kjo vepër e shkrimtares austriake Christine Nöstlinger, ky sukses botëror i jashtëzakonshëm, përkthyer në më shumë se sa 20 gjuhë, sjell pranë lexuesit shqiptar ndodhitë e një djali të dorëzuar gabimisht te dikush, që nuk e do e që bëhet gati ta kthejë mbrapsht. Kjo jo sepse Konradi është një djalë "i keq" apo "i prapë". Përkundrazi, mospranimi i tij ndodh sepse Konradi është një djalë i përkryer.

Përmes këtij romani mahnitës rrëfehet për fëmijërinë dhe rritjen e fëmijëve, për dëshirat dhe prirjet e tyre të natyrshme dhe mbi pritshmëritë e mëdha të prindërve, të cilët, edhe pse i duan, ua ndërlikojnë jetesën prej fëmije. Ja pse Konradi nuk është fëmijë i zakonshëm, por një fëmijë "prej fabrike", prej të cilit kërkohet të jetë gjithmonë i pari, i shkëlqyer dhe i përsosur, si në kuti. Po a i lipset kujt një fëmijë i tillë, që flet në mënyrë të automatizuar, përdor gjuhë artificiale, që bën vetëm pyetje, por që nuk di të luajë, nuk di të bëhet pis e të hajë një akullore pa marrë 10 herë leje nëse duhet ta hajë? A duhet të jenë fëmijët të sjellshëm deri në lodhje, me rezultate të jashtëzakonshme në mësime dhe a kanë me të vërtetë ndonjë rëndësi këto kur ky fëmijë nuk rritet natyrshëm dhe njohuritë e shkollës nuk i hyjnë në punë për jetën?

Ky roman, një nga më të dashurit e fëmijëve në të gjithë botën, i nxit lexuesit të qeshin, ta lexojnë me zë të lartë, pavarësisht nëse kjo ndodh më 23 prill 2019, gjatë veprimtarive të Ditës Botërore të Librit apo organizimeve të ngjashme një herë në vit, apo do të vazhdojë edhe më gjatë, në kohën lexuesi mbetet sërish vetëm përballë autorit dhe librit.

Kësaj prirjeje i vjen në ndihmë edhe nisma e POETEKËS për t'u bashkuar me njëri- tjetrin përmes shkëmbimit të kartolinave letrare, falë të cilave lexuesi takon njëkohësisht autorin austriak, përkthyesit e tij, botuesit dhe vetë librin, që nuk është më thjesht një objekt fizik me shkronja, figura dhe numra faqesh, por një urë komunikuese, që na bashkon jo vetë gjatë një mbrëmjeje letrare, por na fton drejt leximit, bibliofilisë dhe vlerave që mbart libri, kjo mrekulli që mund ta mbartin me vete.

Gazeta Shqiptare

Total Pageviews