28 July 2020

6 VEPRA TË ETËHEM HAXHIADEMIT PËR LEXUESIN SHQIPTARE

NË LIBRARI, EDHE 3 TRAGJEDI TË TJERA TË ETËHEM HAXHIADEMIT! - Botimet POETEKA 2020.

Gjerdani i botimeve "Klasikët e letërsisë shqiptare" plotësohet edhe më 3 vepra të tjera nga Ati i Tragjedisë shqiptare, Etëhem Haxhiademi! 

Vepra 4: "Aleksandri"; Vepra 5: "Skënderbeu"; Vepra 6: "Diomedi", sjellin maja të krijimtarisë së këtij autori të shquar, që nuk e ka zënë ende vendin e merituar në historiografinë e letërsisë shqiptare. 

Për tragjedinë "Aleksandri", Bardhi Shtylla shkruan: "Aleksandri" është krejt llahtar e gjak: djallëzija dhe
thika janë themelet dhe kulmi i kësaj tragjedije", ndërsa Vangjel Koça thekson se "..në kët tragjedì Etëhem Haxhiademi ka dashur
të na japij një tragjedi euripidiane në të cilën zotëron përpjekja e passionevet njerëzore. Dashuri, ambicje, mërì, hakëmarje, passione të mbëdhâ njerëzore, që i japin thema të pa sosura reporterit theatror". 

Për tragjedinë "Skënderbeu", Branko Merxhani shkruan: "Vepra e Haxhiadem-it, që zë një vend të posaçëm nëpër botime letrare të vitit të kaluar, ësht' prova e parë guximtare për të krijuar një Typologi të shpirtit rreth Epokës karakteristike të Skënderbeut." ("Illyria", Prill, 1936).

Për tragjedinë "Diomedi", Bardhi Shtylla shënon: "Diomedi është tragjedia më klasike e Haxhiademit, në të lidhet ngushtë veprimi dhe arti: subjekti është kornelian dhe i jep shkas dramacitetit më të hollë e më të thelluar që gjarpëron në brenga ndërgjegje e buçet në vëllavrasje." 

Edhe këto botime, që i bashkëngjiten veprave të mëparshme "Lyra","Abeli" dhe "Pirroja", si i gjithë opusi letrar i Etëhem Haxhiademit, u përgatit nga Hortensia Haxhiademi Pëllumbi, Dr. Silvana Leka dhe Dr. Arian Leka.

Total Pageviews