11 July 2021

READING BALKANS TIRANA 2021 - MARIJA DRAGNIĆ

READING BALKANS 2021 rikthehet në Tiranë me Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë. Autorja e parë që çel sot programin READING BALKANS 2021 - është Marija Dragnić (Nikshiq, Mali i Zi, 1990). 

Krijimtaria e saj poetike është botuar në  revistat letrare më të rëndësishme të vendeve të ish-Yugosllavisë. Në vitin 2019 ajo ishte fituese e çmimit të parë në konkursin letrar "PAF-POEZI", duke e u cilësuar si autorja e  poezisë më të mirë të pabotuara në Malin e Zi. Në vitin 2019 Marija Dragnić u shpall fituese e çmimit të parë në konkursin e "Mbrëmjet e Poezisë, Ratković", një veprimtari kjo me karakter rajonal. Ajo ka qenë gjithashtu fituesje e çmimit të dytë nërkonkursin poetik rajonal letrar "Ulaznica" 2016. Marija Dragnić është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe redaktore në shtëpinë botuese "PPM Enclave" dhe revistës poetike në internet "Enklava".

Marija Dragnić do të qëndrojë në Tiranë deri në fund të muajit korrik, për të njohur dhe bashkëpunuar me autorë dhe perkthyes shqiptarë, për ndarë me ta përvoja dhe për të organizaura veprimtari të përbashkëta letrare. 

Disa nga botimet kryesore të saj: 

Konfabulacija / Confabulations (Bijelo Polje, PPM Enclave, 2019.) – libër me poezi konceptuale.

Mi, marije / Ne, maritë (Podgorica, Fokalizator, 2020; Belgrade: PPM Enclave, 2020.) – libër me poezi konceptuale.

Pas poetes Marija Dragnić, pjesë e programit READIMG BALKANS 2021 do të jenë Sonja Porle (Slloveni) dhe Neđad Ibrahimović (Bosnjë-Hercegovinë).

Ndër vite, projekti READING BALKANS mbështetet nga programi EU Creative Europe dhe nga rrjeti TRADUKI. Për këtë program bashkëpunojnë partnerë rajonalë si Goga (Slloveni), Goten (Maqedoni e Veriut), Krokodil (Serbi), Udruga Kurs (Kroaci), Poeteka (Shqipëri), Qendra Multimedia (Kosovë), Qendra PEN (Bosnjë-Hercegovinë).


Total Pageviews