28 November 2021

HAMID GJYLBEGAJ - Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike

Dr. ARIAN LEKA: "Nënshtresa mistike në krijimtarinë e Hamid Gjylbegajt - vendtakimi i origjinave të përbashkëta të besimeve politike dhe fetare". (Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike, Tiranë, 26 Nëntor 2021).

...HAMID GJYLBEGAJ përfaqëson prirjen unike të një pasardhësi të shkollës së misticizmës shqiptare, që në jetë praktikoi vetëmohimin dhe që, përmes dialogut ndërfetar dhe termave heterodoksë që ai përdori, besoi në mundësinë e shkrirjes dhe bashkimit me të përjetshmen....Brenda kësaj rrjedhe Hamid Gjylbegaj ka një zë të veçantë në qasjen e tij prej teisti liberal që, përmes mënyrës se si jetoi ashtu edhe përmes veprës, kërkoi përligjien e një identiteti kombëtar të pasuruar me vlera etike, me "ndjenjat e Detyrës dhe Korrektësisë", ku Virtyti, e Vërteta dhe e Drejta vihen në rend të parë. Këtyre u shtohet edhe fakti se në krijimtarinë e larmishme të këtij autori gjenden të depozituara dëshmi të dualizmit dhe panteizmit kozmik, që "shkrinë tek misticizmi, besimin kombëtar dhe folklorin, në një sufizëm që është mjaft i ndryshëm nga ai në rajonet e tjera të botës myslimane". (Fragment nga kumtesa)

Total Pageviews