Vanja Šunjić është fituesja e tretë e bursës për qëndrim në Rezidencën e Shkrimtarëve "Tirana in Between", mbështetur nga TRADUKI dhe realizuar nga POETEKA. Ajo do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar gjatë muajit gusht 2022.
Vanja Šunjić është shkrimtare, gazetare dhe aktiviste nga Bosnjë-Hercegovina. Përmes angazhimit të saj, që fokusohet në artin bashkëkohor dhe kulturën e rezistencës ajo, ndonëse punon për t'i realizuar, shfaq skepticizëm mbi perspektivat e reja dhe emëruesit e përbashkët të hapësirës kulturore që bashkëndajmë në Ballkan, përfshi edhe mundësitë e pastrimit të shpejtë së shkuarën dhe vizionit të një ardhmeje përbashkuese.
Vanja Šunjić shkruan për disa media rajonale, ku publikon kritikë letrare dhe filmike. Ajo është bashkëthemeluese e Književna Zadruga (një kolektiv jo i formalizuar), zëdhënëse e Festivalit të Letërsisë dhe Kulturës "Slovo Gorčina" Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë "Polygon". Ka fituar çmimin e publikut në Konkursin për tregimin e shkurtër (2018) dhe aktualisht ndjek shkollën doktoraturës pranë Universitetit të Lubjanës (Departamenti i Studimeve Ballkanike).
Vanja Šunjić është autore e librit "Zemra ka formën e një trekëndëshi", ndërkohë që libri i saj më i ri "Asimptote autodestrukcije" trajton qëndrimin e autores ndaj qyteteve të Ballkanit që ajo viziton, dashuritë që takon në to dhe i lë aty pas largimit dhe vëzhgimin e marrëdhënies në 3 brezni familjare.
Rezidenca letrare për shkrimtarë e përkthyes "Tirana in Between", funksionon që nga viti 2013. Falë bashkëpunimeve me Tradukin dhe Creative Europe të BE-së, si programet Reading Balkans, Translation in Motion, si dhe me Ambasadën e Gjermanisë, Goethe Zentrum, Ambasadën e Austrisë dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, për më shumë se një dekadë, duke mirëpritur 49 shkrimtarë dhe përkthyes letrarë nga Ballkani Perëndimor dhe vendet e BE-së kanë vizituar kryeqytetin shqiptar si miq në rezidencën letrare "Tirana in Between", organizuar nga POETEKA ndër vite.
#traduki
#writersINresidence
#poeteka