✍ – IN MEMORIAM për Liri Lubonjën (5.8.1925 – 18.10.2021),
përmes librit të saj "Larg dhe mes njerëzve" - kujtime internimi, 1973-1990
Ju mirëpresim në bashkëbisemimin me (botuesen e veprës #Feride Berisha, me #Fatos Lubonjën dhe përkthyesin e veprës në gjemmanisht #Cord Pagenstecher si dhe aktoren #Belkisa Zhelegu.
- KUR: e mërkurë, 19 tetor 2022, ora 19.00
- KU: Tulla Culture Center, Hiqmet Delvina, Nd. 4, Hyrja 2, Tirana
________
✍ Liri Lubonja u internua për 17 vjet në fshatrat e rrethinës së Lezhës. Në vitin 1995 ajo publikoi në Tiranë librin "Larg dhe mes njerëzve - kujtime internimi 1973-1990", publikuar sërish prej shtëpisë botuese "PA", Prishtinë 2021 (Viti i botimit: 2021 Faqe: 293; ISBN: 978-9951-613-30-9). Komuniste e idealiste që prej rinisë së hershme, pas martesës Liri Lubonja jetoi në qendër të pushtetit, derisa një ditë u ballafaqua me dënimin e të shoqit dhe të të birit, të akuzuar si 'armiq të popullit', duke njohur privimet e përditshme dhe "vdekjen civile". Në internim Liri Lubonja jetoi larg njerëzve, larg prej burrit dhe të birit, por mes njerëzve, mes të internuarve tjerë, fshatarëve, punëtoreve etj.
Libri "Larg dhe mes njerëzve. Kujtimet e internimit 1973-1990", nuk është vetëm ditar burgu dhe internimi, por gjithashtu edhe histori e një pjese të jetës së përditshme në Shqiperinë komuniste. Gjuha e autores në veprën "Larg dhe mes njerëzve" është e qartë, e rrjedhshme, ndërsa teknikat letrare që ajo përdor, dëshmojnë për kulturën e saj të gjerë, duke bërë që kjo vepër tronditëse, ta përfshijë lexuesin në rrjedhën e vet, pas përfundimit të së ciëës ai do të jetë shumë më i informuar për të vërtetën e diktaturës komuniste shqiptare.
✍ Dr. Cord Pagenstecher është historian dhe përkthyes letrar nga shqipja në gjermanisht. Përveçse autor i disa monografive shkencore, ai ka përkthyer në gjuhën gjermane librin "Vajza me numrin 67 203", të Liri dhe Miro Xhungës dhe ndërkohë ka në proces pune e përkthimi edhe librin "Larg njerëzve" të Liri Lubonjës. Gjatë muajit tetor 2022 Dr. Cord Pagenstecher ndodhet në Tiranë, si fitues i bursës për përkthyes letrarë, pjesë e programit "Translation in Motion" (Creative Europe).