20 December 2023

Arian Leka në bisedë me Marko Pogaçarin - Koordinatat poetike të Mesdheut

Koordinatat poetike të Mesdheut: Arian Leka në bisedë me Marko Pogaçarin

20.12.2023. në orën 19:00  - BOOKSA

E mbyllim këtë vit me një ngjarje të jashtëzakonshme – një bisedë mes dy shkrimtarëve të gjithanshëm, Arian Leka dhe Marko Pogaçar.
Bashkëbiseduesit janë të lidhur me lidhje të shumta - të dy janë poetë, prozatorë, udhëtarë, kritikë, përkthyes, shkrimtarë për fëmijë, dashamirës të pasionuar të muzikës dhe organizatorë të festivaleve letrare.
Biografitë e tyre përshkohen me toponime mesdhetare dhe në veprat e tyre gjendet një rrjet i dendur referencash dhe aludimesh për peizazhe imagjinare, të brendshme detare.
Ky takim letrar do të hapë një sërë temash për poetikën personale, konturet e peizazheve letrare, subjektivitetin, komunitetin dhe mbi të gjitha për rëndësinë e letërsisë dhe miqësive letrare në kohën e krizës së vazhdueshme në të cilën jetojmë.
Në veprat e tij, Arian Leka sjell detaje të brishta të historisë së tij personale dhe të historisë së Shqipërisë, eksploron dhe flet fuqishëm për ndjenjat njerëzore në botën moderne. Në veprën e tij, ashtu edhe në edukimin e tij, poezia ndërthuret me muzikën në një ndjekje të vazhdueshme të harmonisë së vargjeve dhe zgjedhjes së kujdesshme të fjalëve.
Në një nga tre rubrikat e saj të udhëtimit nga Shqipëria, Dasha Drndić shkruante për Arianin: "Me poezitë dhe prozën e tij, Arian Leka shtrydh veten si amerikanët shtrydhin portokajtë. Ai kryen në heshtje  vetëvrasje e kështu, në mënyrë paradoksale, rilind.
Marko Pogačar është një poet e shkrimtar me imagjinatë dhe gjuhë po aq të pabesueshme, gjithmonë përtej asaj që parashikohet. Ai është një autor i tillë sa, vepra dhe rëndësia e saj janë të vështira për t'u përmbledhur me pak fjalë. Po aq i mirë, si autor, është ai edhe kur shkruan për vendin, festat apo muzikën.
Në përgjigje të bisedës, kënaquni me rrymat poetike dhe lexoni poezitë e të ftuarve tanë - BOOKSA.


Total Pageviews