Rezidenca letrare "POETEKA - Tirana in Between" e filloi veprimtarinë për vititn 2025 me përkthyesen Merima Kriezi, fituese e grantit të mbështetetur nga TRADUKI dhe drejtohet nga Poeteka prej më se një dekade.
Si përkthyese, Merima Krijezi ka botuar një numër të gjerë tekstesh letrare, kryesisht prozë dhe poezi nga shqipja dhe serbishtja. Ajo ka kontribute edhe në përkthimin e teksteve dokumentare, përfshi filma të shkurtër dhe reportazhe. Përkthimet e saj janë botuan në revista të njohura në rajon, mes të cilave "Sarajevske Sveske", "Sveske", "Mostovi", "Treći trg", "Beogradski književni časopis", "Poeteka", "Naše stvaranje" etj.
Merima Krijezi ka sjellë në gjuhën serbe dy romane: "Ridënimi" nga Fatos Lubonja (Partizanska Knjiga, 2021) dhe "Vajzat me çelës në qafë" nga Lindita Arapit (Partizanska Knjiga, 2025), si dhe "Poezi të zgjedhura" të Arian Lekës (Srebno drvo - Treći Trg, 2023) si dhe një numër të gjerë poezish të autorëve bashkëkohorë shqiptarë, mes të cilëve I. Kadare, F. Kongoli, R. Dibra, L. Starova, E. Tupja, K. Mehmeti, S. Spasse, H. Kadare, A. Apolloni, Xh. Bajraj, B. Rogova Gaxha etj.
Prej vitit 2006 e në vijim Merima Krijezi bashkëpunon me Institutin për Përparimin e Arsimit në Beograd, ndërsa gjatë të viteve 2004–2012 ka dhënë ndihmesë për "Sveske" - revistë për Letërsinë, Artin dhe Kulturën. Ajo ka gjithashtu kontribute edhe në fushën e leksikografisë, pasi është një nga autorët e "Fjalorit elektronik shqip-serbisht-shqip" (mbi 35.000 fjalë e shprehje frazeologjike) të platformës VOC UP, publikuar në https://www.fjalor-recnik.com, me mbështetjen e IOM-it, në bashkëpunim me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe Zyrën e Komisionerit për gjuhët.
Merima Krijezi lindi në Beograd në vitin 1972, u diplomua në Katedrën për Gjuhë dhe Letërsi shqipe pranë Fakultetit Filologjik të Beogradit ku, në vitin 2013, mbrojti doktoraturën me tezën "Kuptimi i parafjalëve në shqip dhe serbisht", katedër ku dhe punon si profesore e asociuar. Fituese të tjera të grantit grantit të mbështetur nga TRADUKI për vitin 2025 janë edhe Evgenia Dineva – shkrimtare e dhe Katarina Mitrović - shkrimtare.