Arian Leka në librin "Entre...Visto: De Escritor a Escritor". Nisur nga pasioni i gazetarit, shkrimtari i mirënjohur kuban Amir Valle ka publikuar në formë intervistash takimet e tij personale me 22 shkrimtarë nga Amerika Latine, Spanja dhe vise të tjera të botës. Pjesë e dialogëve është edhe intervista me shkrimtarin shqiptar Arian Leka, titulluar "La humanidad tiene un contrato de fe." Para se të botohej në librin "Entre...Visto: De Escritor a Escritor", intervista mes autorëve Amir Valle dhe Arian Leka në revistën "OtroLunes"- Revista Hispanoamericana de Cultura. Uta Thofern, gazetare gjermane, drejtoreshë e Deutsche Welle – spanjisht: "Ka pak autorë që mund të shtjellojnë tema kaq komplekse... e jo më ta bëjnë këtë në dy gjuhë! Më pëlqen gjithmonë t'i lexoj tekstet e tua, jo vetëm se janë mjaft të thellë, por edhe ngaqë janë shkruar gjithmonë shumë mirë."
Amir Valle Ojeda (1967, Guantanamo), është gazetar, kritik letrar dhe shkrimtar kuban. Vepra e tij përshkruan aspekte të jetës kubane, që autoritetet qeveritare i ndaluan apo i mbajtën të fshehura. Valle fitoi njohje të gjerë ndërkombëtare me serinë e romaneve kushtuar Havanës, ku trajtohen temat e trafikimit të fëmijëve, drogës dhe prostitucionit. Pas kritikave ndaj regjimit të Fidel Kastros, shprehur përmes romaneve dhe gazetarisë, Amir Valle nuk u lejua të kthehej në Kubë pas vitit 2006. Prej asaj kohe ai u vendos në Berlin. Mes të vlerësimeve të shumta, Amir Valle ka ka marrë dhe çmimet e larta letrare "Vargas Llosa" 2006, për romanin "Las palabras y los muertos", çmimin "Rodolfo Walsh" për veprën më të mirë jo-fiction në gjuhën spanjolle dhe çmimin NOVELPOL për thrillerin më të mirë spanjoll.