Në rezidencën letrare "POETEKA – Tirana in Between" ka mbërritur fituesja e dytë e grantit TRADUKI, e cila do të qëndrojë në këtë rezidencë gjatë muajit maj 2025 për të ndarë me kolegë krijimtarinë dhe përvojat e saj.
Poetja dhe prozatorja bullgare Evgeniya Dineva ka studiuar gjuhësi dhe letërsi dhe ka mbrojtur masterin në marrëdhënie kulturore. Krijimtaria e saj është botuar në "Oxford Poetry Library", "Hong Kong Review", "Ethel", "Asian Cha" dhe në të tjera revista me prestigj ndërkombëtar. Përmbledhja e saj debutuese me poezi "Kafshët nuk kanë etër" u botua në nëntor të vitit 2023 dhe është pritur me vëmendje nga kritika. Evgeniya Dineva është gjithashtu laureate e disa çmimeve letrare në Bullgari. "Kjo nuk është arsyeje për t'u telefonuar miqve në mes të natës" (Yavanika Press, 2024) është libri më i fundit i botuar prej saj, ndërkohë që gjatë 2025 pritet të botohet edhe libri "Ritualet e përshëndetjes" (Origami Press).
Evgeniya Dineva është anëtare e Fondacionit Elizabeth Kostova për Shkrim Krijues. Projekti që ajo do të përmbushë gjatë qëndrimit në rezidencën letrare të Tiranës ka si hap të radhës punën me përmbledhjen e saj të parë me tregime, titulluar "Kalava" dhe bashkëpunime të ndryshme me autorë vendas.
Pas 3 librave të sukseshëm me poezi, vëllimi "Kalava" (hinduisht), është konceptuar si një prozë fiction strukturuar në 25 njësi letrare të frymëzuara nga përvojat dhe ndjesitë, që Evgeniya Dineva eksploroi në Indi, ku autorja studioi dhe në vende të ndryshme anembanë Europës. Tregimet prekin jetën e emigrantëve, luftën dhe rolin e shoqërisë në formimin e besimeve dhe qëndrimeve ndaj prejardhjes sonë. Disa nga tregimet e këtij libri janë botuar tashmë në revista të njohura letrare dhe janë përfshirë në antologji SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Indi. Dy nga tregimet e kësaj përmbledhjeje kanë fituar çmimin e parë për prozën e shkurtër letrare në Bullgari: Çmimi Kombëtar "Yana Yazova", 2022 dhe konkursin vjetor i tregimit të shkurtër të Lidhjes së të Shkrimtarëve të Pavarur, 2023.
Photo credit: Assen Georgiev.