27 December 2025

REZIDENCA LETRARE POETEKA TIRANA IN BETWEEN - 2026

Me kënaqësi të veçantë njoftojmë se fituesit e granteve të rezidencës letrare "POETEKA - Tirana in Between" për vititn 2026 janë: Magdalena Blažević (Bosnjë-Hercegovinë), Jerko Bakotin (Kroaci) dhe Kalina Maleska (Maqedoni e Veriut). Duke filluar prej vitit 2013 rezidenca letrare "POETEKA – Tirana in Between" mbështetet nga TRADUKI, për ta shndërruar këtë nismë në hapësirë mikpritjeje dhe krijimtarie afatgjatë për rreth 70 autorë shkrimtarë, përkthyes letrarë dhe artistë nga rajoni dhe Europa, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në jetën kulturore të Tiranës. Autorja e parë që do të mbërrijë në rezidencën  "POETEKA - Tirana in Between" është Magdalena Blažević. 

Magdalena Blažević (1982) lindi në qytetin e vogël Žepče, të Bosnjës së Mesme,  ku dhe u rrit. Në vitin 2000 ajo u zhvendos në Mostar, ku përfundoi studimet dhe, që prej asaj kohe, ka jetuar atje.  Libri i saj i parë "Svetkovina" u botua në vitin 2020 në Kroaci, nga shtëpia e mirënjohur botuese "Fraktura", duke u përkthyer menjëherë edhe në gjermanisht. Shtatë tregime të kësaj autoreje janë përkthyer në anglisht dhe janë botuar në antologjinë "Take Six: Six Balkan Women Writers".  Romani i parë i shkrimtartes Magdalena Blažević "U kasno ljeto" u botua në vitin 2022, po nga  "Fraktura". Romani "U kasno ljeto i Sezona berbe" dhe është përkthyer dhe botuar edhe në anglisht, frëngjisht, italisht, maqedonisht, sllovenisht dhe në gjuhën katalanase. Për këtë roman Magdalena Blažević u vlerësua me çmimin letrare "Tportal", si romani më i mirë kroat në vitin 2022. Vepra u nominua gjithashtu edhe për Çmimin Letrar të Dublinit dhe Prix des Étudiants d'Études slaves de la Sorbonne.  Romani i dytë i  Magdalena Blažević " U kasno ljeto i Sezona berbe", u botua në vitin 2023 nga Fraktura dhe u përkthye në katalanisht. Vepra u rendit në listën e ngushtë për çmimin letrar "Tportal". Të tre librat u renditën në listën e ngushtë të përzgjedhjes për çmimin prestigjioz "Fric".  Libri më i fundit të kësaj autoreve sapo është botuar në Kroaci me titullin "Shtëpia e Ujkut" (Fraktura, 2025), është një përmbledhje me tregime. Magdalena Blažević ka fituar gjithashtu edhe disa çmime të3 tjerë letrarë për tregimin më të mirë të shkurtër.

Me mbështetjen e përhershme të rrjetit europian TRADUKI, programit Europa Krijuese të BE-së si dhe në bashkëpunim me Goethe Zentrum Tirana, Ambasadës së Austrisë dhe Ambasadës së Gjermanisë në Shqipëri dhe Ministrisë së Kulturës, programi letrar  "POETEKA - Tirana in Between është zhvilluar në kuadër të projekteve "Reading Balkans" dhe "Translation in Motion", duke e përfshire rezidencën "POETEKA – Tirana in Between" në Hartën e Rrjetit Europian të Rezidencave të Përkthimit Letrar (RECIT).

Total Pageviews