13 September 2016

Robert Alagjozovski - Maqedoni - POETEKA dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16

dadaPOETEKAfestival - WHO is WHO 
organizuar nga POETEKA dhe mbështetur nga TRADUKI Network
dadaEAST / dadaDAYS / 26-30/09/'16...

Robert Alagjozovski - Maqedoni - një peshkop dadaist në POETEKA 

Robert Alagjozovski (Shkup, 1973) shkrimtar, studiues, kritik arti dhe menaxher kulturor. Ai është autor i pesë librave letrarë dhe i dhjetëra studimeve, eseve dhe artikujve në fushën e filologjisë, teatrit, filmit dhe të politikave kulturore adresuar rajonit dhe kontinentir. Bashkëpunon prej kohësh me revistat kulturore "Teatarski Glasnik", "Scena","Kinopis", "Nashe Pismo", "Margina", "Shine", "Urban Magazine", "Studentski zbor", "Dnevnik", "Balcanis", "Transitions on line", "Time.com.Europe".

Robert Alagjozovski është pjesëmarrës i rregullt në simpoxiume, seminare dhe në shkollat verore ku lektoron tema mbi artin modern, filmin dhe teatrin ("TransEuropeennes" - Paris "Cinemateque" – Maqedoni, , "Eurobalkan" - Skopje, "Zenske Studije" – Zagreb.)
Robert Alagjozovski është gjithashtu edhe përkthyes nga gjuha angleze dhe gjuhët kroate dhe serbe.

Mban gradën shkencore M.A. në letërsinë krahasuese (Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Shkupit) me temën "Aspekte të teorisë dhe poetikave të prozës postmoderne në Maqedoni. Është editor dhe drejtues i "Goten Publishing" dhe anëtar i lidhjes së Shkrimtarëve të Pavarur të Maqedonisë. 
_____
Në Festivalin POETEKA – dadaEAST – dadaDAYS" Robert Robert Alagjozovski do të paraqesë krijimtarinë e rrallë të një dadaisti në ditët tona: Peshkopi Metodij Zlatanov - Mitropolit i Kishës së krishterë ortodokse në Maqedoni – dhe veprës së tij dadaiste "energjia e papërshkrueshme – psalm kushtuar H.B". 

Kjo vepër u shkrua në teknikat dadaiste posaçërisht për njërin prej themeluesve të dadaizmit - Hugo Ball. 

Performanca-reprizë e Tiranës e kishte premierën në "Cabaret Voltaire", Zyrih, më 20 prill 2016 dhe mbetet një veprimtari e këshillueshme për t'u ndjekur me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të themelimit të dadaizmit edhe në Shqipëri.

Total Pageviews