Për dy ditë, nga datat 14 dhe 15 qershor 2019 autorë nga e gjithë bota, të mbledhur në Lahti (Finlandë) paraqitën pikëpamjet dhe kontributin e tyre në studime letrare, artikuj, ese dhe krijimtari letrare (poezi e prozë). Tema e takimit "Lahti International Writers' Reunion - LIWRE" ishte përqendruar në "Writer's nature" (me fokus mbi Natyrën e shkrimit /Natyrën e Shkrimtarit).
Duke filluar që nga vitit 1963, më shumë se një mijë autorë, studiues e shkrimtarë - mes tyre disa laureatë të Çmimit Nobel, - kanë marrë pjesë në bienalen unike "Lahti International Writers' Reunion - LIWRE."
Ky forum i debatit ndërkombëtar mbi letërsinë, fton autorë, studiues, poetë, eseistë e prozatorë, të shkëmbejnë mes tyre dhe të ndajnë me një publik të gjerë dhe aktiv, mendime e ide, duke krijuar dhe zgjeruar kontakte mes kulturave dhe duke ofruar përvoja mbi shkrimin letrar apo mënyrat e studimit të letërsisë bashkëkohore etj.
Shkrimtari dhe studiuesi shqiptar Arian Leka u paraqit në "Lahti International Writers' Reunion - LIWRE" me artikullin "Erasing the Other from the Weather Map", duke u ndalur më së shumti në temat e përjashtimit të "Tjetrit" nga kultura, mbi kulturën e "Tjetërsimi", tezën nacionaliste të eksperimentimit puritan mbi "letërsitë e vogla" dhe "luftën" absurde të spastrimit të gjuhës së "kulluar" letrare nga ndikimet dhe huazimet e çdo forme (oriantalizma, oksidentalizma, globalizma etj), mbi krijimin e një "gjuhe të (s)pastruar" shqipe, përfytyrimine gjuhës si një kamp përqendrimi, në të cilin nuk ka vend për të ndryshmin dhe të huajin, mbi fjalët klandestine dhe fjalët emirante në trupin e gjuhëve ballkanike si dhe çështje të urrejtjes kulturore dhe armiqësimit të kulturave fqinje.
Artikulli është publikuar në finlandisht dhe në anglisht.
https://www.liwre.fi/…/uploa…/2019/06/1ArianLekaSUOMEKSI.pdf
https://www.liwre.fi/…/uploa…/2019/06/1ArianLekaENGLANTI.pdf