READING BALKANS 2021 – POETEKA – Tirana in Between
Rezidenca e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve Letrarë
... AND I WANNA BE A PAPERBACK WRITER !
Lexime autori: Marija Dragnić & Olimbi Velaj
28 Korrik, 2021 – Hemingway Tirana, ora 19.00
Marija Dragnić ka botuar në revistat letrare më të rëndësishme të vendeve të ish-Yugosllavisë. Në vitin 2019 ajo ishte fituese e çmimit të parë në konkursin letrar "PAF-POEZI", duke e u cilësuar si autorja e poezisë më të mirë të pabotuara në Malin e Zi. Në vitin 2019 Marija Dragnić u shpall fituese e çmimit të parë në konkursin e "Mbrëmjet e Poezisë, Ratković", një veprimtari kjo me karakter rajonal.
Ajo ka qenë gjithashtu fituesje e çmimit të dytë nërkonkursin poetik rajonal letrar "Ulaznica" 2016. Marija Dragnić është mësimdhënëse e gjuhës angleze dhe redaktore në shtëpinë botuese "PPM Enclave" dhe revistës poetike në internet "Enklava".
Olimbi Velaj është autore e vëllimeve poetike Çastet vdesin nën akrepa orësh, "Eurorilindja", Tiranë, 1998; dhe Qenia pasdite (Being in the afternoon), vëllim dygjuhësh (shqip-anglisht), "Aleph", Tiranë, 2003. Vëllimi (shqip-anglisht) Lumturia e të tjerëve (The others happiness), "Aleph", Tiranë, 2021.
Poezia e Olimbi Velajt është botuar në 15 gjuhë në disa revista letrare dhe antologji. Ka qenë pjesëmarrëse në një numër festivalesh poetike ndërkombëtare të rëndësishme dhe ka e vlerësuar apo e nominuar për çmime letrare shumë herë në Shqipëri dhe jashtë saj. Olimbi Velaj kontribuon në përkthimin e poezisë bashkëkohore. Ka punuar si gazetare për dy dekada dhe nga viti 2008 është lektore në Departamentin e Letërsisë, pranë Universitetit "Aleksandër Moisiu", Durrës dhe ka ligjëruar Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqipe në Universitetin e Beogradit, Departamenti i Albanologjisë.