08 October 2024

Evelyn Bubich në rezidencën letrare POETEKA - Tirana In Between

Autorja austriake Evelyn Bubich pjesë e programit letrar POETEKA - Tirana In Between. Ajo  do të qëndrojë në rezidencën për shkrimtarë e përkthyes letrarë gjatë muajit nëntor 2024, si pjesë e bashkëpunimit kulturor që POETEKA ka prej vitesh me Ambasadën e Austrisë në Tiranë që, me mbështetjen Raiffeisen Bank Shqipëri, ka sjellë në kryeqytetin shqiptarë mjaft autorë të shumtë austriakë, ka promovuar traditën dhe emrat më të rinj të kësaj letërsie.

Evelyn Bubich ka lindur në Klagenfurt, në vitin 1988. Ajo studioi letërsi krahasimtare, media dixhitale dhe menaxhim komunikimi. Është autore dhe redaktore e pavarur, recensuese dhe edukuese për ndërmjetësimin letërar. Krijimtaria e saj përbëhet nga tekste në poezi dhe prozë, të cilat janë botuar në revista, në gazeta dhe në shtypin e përditshëm austriak, sikurse është përfshirë në antologji të ndryshme, është lexuar në radio dhe ka qenë pjesë e shfaqjeve performative. Tesktet e saj janë botuar në Buchkultur, Buchmagazin Buchkultur, Spectrum | Die Presse, Kulturmagazin Tagebuch, Online Buchmagazin des Literaturhauses Wien dhe  Lyrik-Plattform. Aktualisht Evelyn Bubich po punon për një roman.  Ajo është gjithashtu bashkëredaktore e revistës letrare PODIUM dhe anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Austriakë. Veç këtyre, Evelyn Bubich organizon veprimtari letrare dhe punon si redaktore për shtëpi të ndryshme botuese në Austri, mes të cilave Czernin Verlag, danube books, De Gruyter, HarperCollins etj.
Gjatë  muajit të qëndrimit të saj në Tiranë shkrimtarja Evelyn Bubich do të hyjë në lidhje me skenën kulturore shqiptare e do të marrë pjesë në veprimtari leximi autorial organizuar nga POETEKA. 

Total Pageviews